Sociale 17 July 2024, 11:48 Nga VNA

AKU nuk merr masa për bllokimin e akulloreve të kontaminuara.

Ndaje në Whatsapp

Në 2021 AKU njoftoi se ka bërë tërheqjen nga tregu të 6 lloje akulloresh me përmbajtje të një substance të palejuar.

Bëheshe fjalë për këto akullore, BTY XTRA Ice Bar; BTY Ice Bar; TWIX Ice Bar; TWIX XTRA; SNK XTRA Ice Bar; SNK Ice Bar.

Kreu KLSh Shehu tha se auditimi i vitit 2021 konstatoi se AKU nuk kishte marrë masa për të bllokuar produktin që ishte i kontaminuar.

'Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin RASFF, 47 shtete, për kontaminim e akullores me Oksid Etileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, tek drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt', tha Shehu.

Këto akullore qarkullojnë akoma në çdo supermarket, duke vënë në rrezik shëndetin.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme