Sociale 16 July 2024, 13:46 Nga VNA

Akullore me oksid etileni/ Kreu KLSh ngren shqetësimin, mund të shkaktojë kancer dhe probleme me riprodhimin

Ndaje në Whatsapp
Akullore me oksid etileni/ Kreu KLSh ngren shqetësimin, mund të

Në komisionin e ekonomisë, Arben Shehu tek raportonte punën vjetore të KLSH tha se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer.

"Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid Otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leuçemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt”, u shpreh ai.

Shehu kërkoi bashkëpunim pasi duke u ndalur dhe në skandalin e Onkologjikut tha se konsumimi i ketyre akulloreve mund të ketë shkaktuar kancer dhe të ketë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme