Kronika 3 March 2025, 12:56 Nga VNA

Abuzimi me tenderat, pjestarë të stafit të Universitetit Bujqësor paraqiten në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Abuzimi me tenderat, pjestarë të stafit të Universitetit

Rreth 15 persona, pjesë e stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, janë paraqitur këtë të hënë në SPAK, pasi dyshohet se janë të përfshirë në abuzime me tenderat. GJKKO ka vendosur për ta masën e sigurimit “detyrim paraqitje”, duke i konsideruar të dyshuar për abuzimin në 9 procedura tenderimi.

Për pesë persona të tjerë është lënë në fuqi masa “arrest në shtëpi”, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar dhe janë në burg. Hetimet e SPAK po vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes, ndërsa dyshohet se nëntë tendera të manipuluar në vitin 2022, me vlerë totale prej 90 milionë lekësh, kanë përfshirë zyrtarë të universitetit, si zëvendësrektori, administratori dhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Hetuesit kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar me kompani private për të përcaktuar fituesit e tenderave dhe për të falsifikuar dokumente për të rritur vlerën e kontratave publike. Deri tani janë lëshuar 24 masa sigurie, ku përfshihen 5 arrestime me burg, 10 arrestime në shtëpi dhe 9 masa detyrimi për t’u paraqitur në prokurori.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme