Kripë dhe Piper 31 December 2024, 08:42 Nga VNA

2024, viti i ndarjeve: Çiftet e njohura që i dhanë fund lidhjeve

Ndaje në Whatsapp
2024, viti i ndarjeve: Çiftet e njohura që i dhanë fund

2024 solli fundin e disa prej marrëdhënieve më të njohura në botën e showbiz-it dhe politikës shqiptare. Çiftet që për vite me radhë ishin simbol i dashurisë dhe partneritetit, kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara, duke habitur publikun dhe fansat e tyre.

Ndarjet në showbiz

• Ledri Vula dhe Sara Hoxha: Reperi i njohur dhe partnerja e tij, Sara, kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Thashethemet për një lidhje mes Ledrit dhe modeles Rina Zaiti u pasuan nga fshirja e njëri-tjetrit nga Instagrami.

• Besi Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj: Pas shumë viteve martesë, aktori dhe këngëtarja kanë ndarë rrugët e tyre. Besi pranoi i pari publikisht se tashmë jeton larg fëmijëve të tij, të cilët qëndrojnë me Xhensilën. Ky lajm trishtoi fansat e çiftit që i kishin parë si një ndër çiftet më të dashur të skenës shqiptare.

• Enada Hoxha dhe Gerd Vaso: Çifti legjendar i baletit ka qenë për një kohë të gjatë simbol i elegancës dhe harmonisë. Megjithatë, lajmet për ndarjen e tyre pas një martese të gjatë kanë bërë bujë, duke lënë publikun të zhgënjyer.

•      Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund edhe zyrtarisht martësës së tyre gati 8 vjeçare, pas konflikteve të muajve të fundit që arriti kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallantin Mbretëror.

• Heidi dhe Romeo nga “Big Brother”: Romanca që nisi në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë përfundoi pak muaj pas përfundimit të reality show-t. Çifti nuk është parë më bashkë dhe kanë ndërprerë çdo ndërveprim publik, duke konfirmuar kështu ndarjen.

Ndarjet në politikë

Edhe politika shqiptare nuk i shpëtoi këtij viti të trazuar.

• Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi: Pas 30 vitesh martesë dhe një partneriteti të gjatë si bashkëshortë dhe bashkëpunëtorë politikë, ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi njoftuan divorcin e tyre. Shkak për ndarjen, sipas Metës, u bënë mosmarrëveshjet dhe tensionet e shumta, të cilat çuan në këtë vendim të vështirë.

Video

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme