Kripë dhe Piper 28 December 2024, 18:19 Nga VNA

Stresi kronik ndikon në shtimin e peshës

Ndaje në Whatsapp
Stresi kronik ndikon në shtimin e peshës

Hulumtuesit anglezë e kanë krahasuar nivelin e stresit dhe peshën e trupit në më shumë se 2.500 meshkuj dhe femra më të vjetër se 54 vjeç, të cilët morën pjesë në një studim i cili merrej me plakjen. Studimi, i publikuar në revistën Obesity, ka treguar se stresi kontribuon në shtimin në peshë dhe humbjen e peshës.

Shkencëtarët e kontrolluan sasinë e hormonit të stresit të njohur me emrin kortizol, i cili ndodhet në flokë.

“Në flokë kemi gjetur nivele të kortizolit, i cili në mënyrë të konsiderueshme ndikon në perimetrin më të madh të belit dhe indeksin më të lartë të masës trupore. Këto rezultate tregojnë se stresi kronik lidhet me obesitetin,” tha autorja e studimit Sarah Jackson.

Kortizoli është një hormon i cili prodhohet në gjëndrat veshkore, ndërsa gjatë kohës së stresit ai lirohet në gjak. Përveç frenimit të inflamacionit dhe rregullimit të presionit të gjakut, kortizoli ndihmon në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak. Lirimi i kortizolit i aktivizon receptorët, të cilët gjenden dendur në indet e organeve të brendshme yndyrore, të cilat i rrethojnë organet e njeriut, gjë që e shpjegon lidhjen me shtimin dhe humbjen e peshës. Ai zakonisht testohet përmes gjakut, urinës dhe pështymës, por e tregon pasqyrën vetëm në momentin e caktuar.

“Niveli i kortizolit ndryshon gjatë ditës, në varësi të motit, nga ajo që hani, stresit të papritur dhe madje edhe sëmundjes. Prandaj, gjaku, urina dhe pështyma nuk mund ta tregojnë gjendjen reale kur bëhet fjalë për stresin afatgjatë”, tha Jackson.

Video

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme