Rajoni 14 February 2025, 22:27 Nga VNA

17 vjet shtet, Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë fëmijë si vizitorë

Ndaje në Whatsapp
17 vjet shtet, Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë fëmijë si

Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nga e hëna ka hapur dyert për fëmijët.  Interesimi i nxënësve nga të gjitha grup-moshat për ta parë nga afër institucionin ligjvënës ishte shumë i madh dhe për pesë ditë Kuvendin e vizituan rreth 5 mijë fëmijë.

Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi tha se çdo vit e më shumë po rriten kërkesat për ta vizituar sallën plenare ku më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia. “Nga e hëna e këtej, për 5 ditë radhazi, janë 5 mijë vizitorë kryesisht nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe kopshteve që kanë shprehur dëshirën ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës… Ky aktivitet është i përvitshëm – shënimi i pavarësisë së vendit me hapjen e dyerve të Kuvendit për fëmijët është në kalendarin e Kuvendit në kuadër të Kuvendit për hapje dhe transparencë.

E veçanta është se çdo vit kemi rritje të kërkesave të vizitorëve, kryesisht fëmijëve për të vizituar Kuvendin, më konkretisht sallën plenare ku është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008”, tha ai.

Krasniqi tha se rritja e interesimit për të vizituar Kuvendin tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërimit të fëmijëve me festën e pavarësisë. “Kjo rritje e numrit tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërim të fëmijëve dhe moshave të reja me festën e pavarësisë”, tha Krasniqi. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe shtetësinë e saj deri tani e kanë njohur mbi 110 vende të botës./KP

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme