Rajoni 19 July 2024, 17:54 Nga VNA

Ekzekutohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e policit serb

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e policit serb

Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se është vrarë i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe pagosjen e një tjerti një ditë më parë në në Loznicë, në perëndim të Serbisë afër kufirit me Bosnjën e Hercegovinën.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç, tha se “pjesëtarët e policisë vranë të dyshuarin në afërsi të Loznicës”, pasi ai nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi mbi forcat e rendit të cilat që nga dje ishin vënë në kërkim të tij.

Autoritetet serbe nuk dhanë më shumë hollësi ndërsa mediat serbe thanë se i vrari është Faton Hajrizi nga Kosova.

Më herët gjatë ditës, ministria e Brendshme e Serbisë publikoi një fotografi të Faton Hajrizit, i cili që nga fillimi i këtij muaji ishte në kërkim të autoriteteve të Kosovës pasi që ishte arratisur nga një burg në vend.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç, tha se vrasja e policit një ditë më parë ndodhi ndërsa policia ndaloi një makinë me targa të qytetit të Tutinit në jug të Serbisë, në të cilin ndodheshin dy persona. Njëri nga udhëtarët nuk iu bind urdhrit të policisë për të hapur një çantë që mbante në krah dhe qëlloi me revole mbi pjesëtarët e policisë serbe.

“Policia ka gjetur një pasaportë të lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizit i lindur në vitin 1991 dhe një letërnjoftim po më ketë emër të lëshuar nga autoritetet gjermane”, tha ministri serb, duke e cilësuar vrasjen si vepër terroriste.

Të premten ai tha se janë arrestuar tre persona që mendohet se i kanë ndihmuar Faton Hajrizit, ndërsa paralajmëroi sëe do të kërkojë nga autoritetet gjermane dorëzimin e Artan Hajrizit te autoritetet serbe, duke shprehur bindjen se ai i ka ndihmuar të vëllait duke i dërguar dokumentet e tij për t’i mundësuar arratisjen.

Artan Hajrizi u ka thënë medieve në Kosovës se dokumentet ishin vjedhur nga i vëllai.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që rastit të mos i jepen ngjyrime politike ndërsa ministria e Jashtme e Kosovës kërkoi nga autoritetet serbe “që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”./VOA/

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme