Bota 21 Dhjetor 2024, 10:53 Nga VNA

Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë

Ndaje në Whatsapp
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë duhet të jenë “të gatshëm të arrijnë marrëveshje” për t'i dhënë fund konfliktit brutal që ka dërmuar Ukrainën. Lufta në Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu kritikoi vendimin e Presidentit Joe Biden për të lejuar Kievin të sulmojë Rusinë me armët e marrë nga Shtetet e Bashkuara, duke lënë të kuptohet se kur të marrë detyrën, ai mund ta anulojë vendimin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se do të bëj “përpjekje” për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës në fillim të mandatit presidencial duke shtuar se të dyja palët duhet të bëjnë kompromis.

“Duhet të ketë një marrëveshje. Shumë njerëz po vriten në këtë luftë… Zelensky dhe Putini duhet të jenë të gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje”, tha zoti Trump.

Ai gjithashtu e quajti vendimin e presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë një “marrëzi” dhe“një gabim të madh”.

Një ditë pas këtij reagimi, Kievi e çoi luftën në zemër të Moskës, pasi forcat ukrainase të sigurisë morën përgjegjësinë për vrasjen e një gjenerali rus, pak kilometra larg Sheshit të Kuq.

Analisti William Pomeranz thotë se nëse Presidenti i ardhshëm Trump heq dorë nga mbështetja për Ukrainën kjo do të kishte “pasoja të mëdha ushtarake” për Ukrainën dhe e vë zotin Trump kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara.

“Unë shoh një përplasje të mundshme mes aleatëve tanë të NATO-s dhe Presidentit Trump lidhur me luftën. Kur zoti Trump flet për negociata, kjo në të vërtetë do të thotë që Ukraina duhet të negociojë dhe të dorëzohet, ndërsa ai nuk i vë asnjë kusht Rusisë”, thotë zoti Pomeranz nga Qendra ‘Wilson’.

Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të “përdorë çdo qindarkë” të ndihmave tanimë të miratuara për Ukrainën, përpara se ai të largohet nga detyra. Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare shpjegoi për Zërin e Amerikës arsyen për këtë.

“Lufta në Ukrainë ka të bëjë me themelin e sistemit ndërkombëtar mbi të cilin mbështetet gjithçka tjetër, sovraniteti, integriteti territorial, paprekshmëria e kufijve. Nëse këto nuk mbrohen në Ukrainë, nuk do të mbrohen askund tjetër”, thotë zoti Carpenter.

Kongresi është ai që përfundimisht vendos nëse do të ndahen fonde të tjera për Ukrainën.

“Unë mendoj se zgjedhja e Presidentit Trump tanimë e ka ndryshuar situatën atje. Ai mund ta zgjidhë konfliktin dhe ne po presim me padurim që ai të na udhëheq deri në atë pikë”, thotë për Zërin e Amerikës, Mike Johnson Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësja demokrate, Erica Lee Carter, u zgjodh së fundmi për të shërbyer në javët e fundit të mandatit të nënës së saj të ndjerë në Kongres. Ajo përdori kohën e kufizuar në detyrë për t'i bërë jehonë mbështetjes që nëna e saj Sheila Jackson Lee i dha Ukrainës.

“Unë nuk heq dorë nga Ukraina derisa të gjithë në Ukrainë të ndalojnë së luftuari dhe kjo nuk do të ndodhë derisa Ukraina të fitojë”, thotë për Zërin e Amerikës ligjvënësja demokrate Erica Lee Carter

Deklarata e saj nxjerr në pah një çështje të rëndësishme: nëse Ukraina është gati të bëj kompromis.

Anëtarët e qeverisë së Presidentit Volodymyr Zelensky kohët e fundit kërkuan mbështetje nga fqinjët si Polonia dhe nga vende të largëta si Franca dhe Australia.

Kur u pyet kohët e fundit nëse ai ishte gati të ndalonte luftën dhe të pranonte bisedimet, Presidenti Zelensky tha se së pari duhej të shihte garancitë e sigurisë dhe një plan për paqen./VOA/

Video

Aksi kombëtar Prrenjas–Elbasan është bllokuar për mbi 12 orë, duke lënë mijëra automjete dhe qytetare të izoluar në temperatura nën zero. Trafiku vijon të jetë i paralizuar nga Qukësi deri në Fushë Labinot, për shkak të ngricave, motit të keq dhe mungesës së ndërhyrjes nga firmat e mirëmbajtjes. Drejtuesit e mjeteve raportojnë mungesë ndihme, informacioni dhe masash nga autoritetet, ndërsa situata konsiderohet alarmante dhe një dështim serioz në menaxhimin e emergjencave dimërore. Bllokimi vijon edhe në orët e mbrëmjes, pa një njoftim zyrtar për zgjidhje.

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër janë regjistruar një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë, të cilët raportojnë se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Bllokimet janë evidentuar në disa akse rrugore, konkretisht nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Aktualisht, në këtë aks po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka nisur formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Sipas raportimeve, mbi 200 mjete po tentojnë të lëvizin në drejtim të qytetit të Koplikut. Nga informacionet më të fundit bëhet me dije se aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar dhe qarkullimi po vijon normalisht. Ndërkohë, aksi rrugor Selcë–Qafë Berdelëcit paraqet problematika serioze për shkak të ngricave të shumta, si pasojë e të cilave disa automjete janë detyruar të kthehen në fshatin Tamarë.

Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie ka vizituar anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah me Gazën, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe dhe drejtues mjetesh që transportojnë ndihma humanitare. Sipas mediave lokale, aktorja dhe ish-e dërguara speciale e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) e ka zhvilluar këtë vizitë për të parë nga afër gjendjen e palestinezëve të plagosur të transferuar në Egjipt, si dhe për të ndjekur procesin e dërgimit të ndihmave humanitare drejt territorit të Gazës.

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Meksikën, duke shkaktuar panik në disa zona të vendit. Sipas autoriteteve, lëkundjet u regjistruan me magnitudë 6.3–6.5 ballë dhe u ndjenë fort në Mexico City, duke detyruar presidenten Claudia Sheinbaum të ndërpresë konferencën për shtyp. Epiqendra ndodhej në shtetin Guerrero, në një thellësi rreth 10 kilometrash, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme serioze apo viktima.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme