Lifestyle 4 May 2024, 17:18 Nga VNA

 “Të ka ardhur fundi!”, Romeo nuk i del inati me Eglën, aktorja i kthehet me ironi: “Do dalësh si këllëf”

Ndaje në Whatsapp
 “Të ka ardhur fundi!”, Romeo nuk i del inati me

Romeo Veshaj dhe Egla Ceno, në oborrin e banesës kanë nisur një bisedë me tone ironike. Romeo ka paralajmëruar Eglën duke i thënë se i ka ardhur fundi, për shkak se ajo e ka çuar në nominim kokë më kokë me Heidi Bacin, konkurrenten që aktori e ka të dashur.

Egla nga ana tjetër i ka thënë që të mos flasë më sepse në prime, do të dalë si këllëf. Aktorja ia shpreh këtë gjë, pasi Romeo nuk e di se ai dhe Heidi janë në nominim që njëri të shkojë në finale dhe jo për t’u eliminuar nga gara.

Debati:

Egla: Qyqja Romeo sa i mërzitur

Romeo: Jam mërzitur për ty

Egla: Je mërzitur për mua? Pse?

Romeo: Se të ka ardhur fundi

Egla:  Më ka ardhur fundi? Nuk besoj. Je duke i bërë llogaritë gabim

Romeo: Nuk është llogari, është ndjesi

Egla: Ju duke i dëgjuar ndjesitë gabim, shumë gabim. Vëri veshin më mirë. Je duke i dëgjuar gabim, totalisht. Mos u mërzit për mua. Unë e marr vetë përsipër kusurin e gjërave që bëj. Secili e merr vetë në fakt

Romeo: A më pyete?

Egla: Po, por s’më pëlqen të të shoh kaq të mërzitur

Romeo: S’të pëlqen ty

Egla: Jo

Romeo: Prandaj e bëre

Egla: Jo Romeo, nuk e bëra prandaj. Gjërat ndodhin.

Romeo: Sa keq më vjen për ty

Egla: Pse mo lal, ma ke caktuar fundin? Po rri mo se do dalësh si këllëf. Ti s’je këllëf, kam besim e ty

Romeo: Sa keq më vjen për ty, sa më dhimbsen. Mos ma prish natën

Egla: S’kam ndërmend

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme