Lifestyle 3 May 2024, 09:10 Nga VNA

Kafeja e shëndetshme apo e dëmshme? – ja se çfarë thonë studimet

Ndaje në Whatsapp
Kafeja e shëndetshme apo e dëmshme? – ja se çfarë

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pinë mbi 4 filxhanë në ditë. Konsumi i kafesë në Shqipëri përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit.

Kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë kafe në vit. Këto shifra besohet të jenë më të larta nëse merret në konsideratë fakti se fëmijët nuk pinë kafe. Kafeja ka të mira por edhe të këqija për organizmin. Duke lexuar më tej në AgroWeb.org do të mësoni arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kjo pije.

Kafeina Rrit Nivelet e Hormonit të Stresit

Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që ju bën të ndiheni keq. Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak. Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kafeina dhe Kolesteroli

Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq. Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Kafeina Dhe Truri

Kafeina ndikon në sentitizimin e serotoninës, që është edhe hormoni i lumturisë. Njerëzit që pinë shumë kafe janë më të rrezikuar nga nivelet e ulëta të serotoninës. Ky hormon është i rëndësishëm për gjumin, tretjen, humorin dhe nivelet e energjisë. Pra, kemi të bëjmë me një rreth vicioz , duke qenë se kafeina prish gjumin dhe nxit ankthin dhe depresionin.

Kafeina Dhe Mineralet

Kafeina nxit nxjerrjen nga trupi të shumë mineraleve të rëndësishme nëpërmjet urinës. Bëhet fjalë për kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Prishja e ekuilibrave të elektroliteve mund të shkaktojë komplikacione serioze.

Kafeina Dhe Mëlçia.

Kafeina pengon procesin e detoksifikimit të mëlçisë. Kjo do të thotë se për shkak të kafeinës, ky organ e ka të vështirë të pastrohet nga toksinat duke shkaktuar akumulim të dëmshëm të tyre. Kafeina pengon edhe përthithjen e ilaçeve kundër depresionit duke përkeqësuar simptomat. Agroweb

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme