Lifestyle 2 May 2024, 15:14 Nga VNA

Kate është mirë dhe për këtë na siguroi princi William!

Ndaje në Whatsapp
Kate është mirë dhe për këtë na siguroi princi
Princi William konfirmoi këtë javë se gruaja e tyre Kate Middleton, është mirë duke iu referuar çështjes së saj shëndetësore që ka tërhequr vëmendjen botërore.

Menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve ‘James’ Place’ në Newcastle, princi William foli me gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë që ishin mbledhur jashtë për ta takuar atë.

Ashtu siç pritej, ndër të tjera ai u pyet për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi pak kohë më parë u bë e ditur se ajo ishte diagnostikuar me kancer.

60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?

Më pas ai iu përgjigj: “Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme