Kronika 20 August 2024, 23:20 Nga VNA

SPAK heton KQZ për 2 tenderat që kishin të bënin me blerjen e pajisjeve për zgjedhjet e 2021-it

Ndaje në Whatsapp

SPAK ka nisur hetimet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për 2 tendera për pajisjet e identifikimit biometrike si dhe votimit elektronik, me vlerë totale 21 milionë dollarë. Këto tendera janë fituar pa garë nga kompania 'Smartmatic International Holding B.V”.

SPAK i ka dërguar kërkesë KQZ, ku kërkohen dokumentet për 2 tenderat, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Kërkesa e drejtuar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban emrin e kreu të SPAK, Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.

Nga verifikimet që ka bërë VNA, rezulton se prokurimi që mban numrin e referencës REF-83073-12-23-2020, ka të bëjë me tenderin për blerjen e pajisjeve për identifikimin elektronik të votuesve u hap më 24 dhjetor 2020 dhe procedura e shpalljes ishte me negocim. Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm subjekti “Smartmatic International Holding B.V”, e cila duke mos pasur konkurrent tjetër është shpallur fituese.  Kjo ishte kompania e vetme në garë, pasi 5 të tjerat u tërhoqën. Kontrata me shoqërinë “Smartmatic International Holding B.V me seli në Holandë u firmos 10 Shkurt 2021.

 

Ndërsa prokurimi tjetër sipas kërkesës së SPAK është me numër reference “REF-89113-03-04-2021” që ka të bëjë me blerjet e pajisjeve të votimin dhe e numërimin elektronik për projektin e parë pilot të votimit elektronik në zgjedhjet e 2021, që u mbajt në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë. Edhe në këtë tender procedura e shpalljes ishte me negocim të drejtpërdrejtë. Gjithashtu në këtë prokurim fituese rezulton subjekti “Smartmatic International Holding B.V”. Fondi limit i tenderit ishte 1 miliardë lekë, ndërsa kompania fituese ofroi për ta realizuar punën për 994 milionë lekë të vjetra.

Kjo kompani ka fituar edhe tenderin tjetër për votimin dhe numërimin elektronik që u implementua në Elbasan, Kamëz e Vorë, në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme