Bota 31 May 2026, 15:20 Nga VNA

Shpërthimi i Ebolës në Kongo “po përparon më shpejt se përpjekjet për ta frenuar”

Ndaje në Whatsapp
Shpërthimi i Ebolës në Kongo “po përparon më

Shpërthimi i Ebolës në lindje të Republikës Demokratike të Kongos po përparon më shpejt sesa përpjekjet për ta frenuar atë, ka paralajmëruar organizata Mjekët pa Kufij (MSF), duke shtuar se përmasat dhe ashpërsia e epidemisë mbeten të paqarta për shkak të mangësive të mëdha në testime dhe logjistikë.

Në një deklaratë të publikuar gjatë vizitës në Bunia të drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botëroret ë Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, MSF-ja tha se situata në provincën Ituri është “thellësisht alarmante” dhe ndryshe nga shpërthimet e mëparshme për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve menjëherë pas shpalljes së epidemisë.

“Asnjëherë më parë një shpërthim i Ebolës nuk ka regjistruar kaq shumë raste kaq shpejt pas shpalljes së tij”, tha Dr. Alan Gonzalez, zëvendësdrejtor i operacioneve të MSF-së.

MSF-ja tha se qindra mostra të dyshuara mbeten ende të patestuara, ndërsa kufizimet në kufij dhe aeroporte po vonojnë mbërritjen e furnizimeve thelbësore mjekësore dhe të personelit specialist të nevojshëm për të zgjeruar reagimin ndaj krizës.

“Realiteti sot është se askush nuk e di shkallën dhe ashpërsinë e vërtetë të këtij shpërthimi”, tha Gonzalez.

Organizata theksoi se shpërthimi përfshin variantin Bundibugyo të Ebolës, për të cilin nuk ekzistojnë vaksina të miratuara apo trajtime specifike, gjë që e ndërlikon më tej përpjekjen për ta vënë nën kontroll.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme