Kronika 24 September 2024, 09:30 Nga VNA

“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Klodiana Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

Ndaje në Whatsapp
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u shpreh se ish-kryeministri Berisha do të ketë përballjen e parë reale me drejtësinë, pas komunikimit për mbylljen e hetimeve nga SPAK dhe nisjen e gjyqit, nëse kalon në seancën paraprake.

“SPAK e mori të pandehur dhe, sipas ligjit, i lë 10 ditë afat. Ditën e sotme i është komunikuar përfundimi i hetimeve Fatmir Bektashit, që ishte në SPAK i shoqëruar nga avokati.

Të mërkurën do të jetë zoti Berisha.

Në momentin që komunikohet përfundimi i hetimeve, kanë dhjetë ditë afat për prapësimet dhe dosja shkon në seancë paraprake. Gjykatësi paraprak vendos nësë janë kryer  hetime të plota. Kjo do të jetë përballja e Berishës.

Mjeku Edvin Prifti u hetua 4 vite dhe gjykata e ktheu për hetime plotësuese, për të thënë se nuk ishin sqaruar.

Kjo është beteja e parë reale e zotit Berisha dhe personave të tjerë, me drejtësinë shqiptare. Aty do të kuptohet nëse është akuzë e montuar dhe sulm siç pretendon Berisha, apo dosja ka brum, prova dhe fakte për të kaluar në gjykim themeli.

Ka tre mundësi, ose kalon për gjykim, ose rikthehet, ose rrëzohet. Është një filtër që zoti Berisha duhet të kalojë.

Të mërkurën jodetyrimisht duhet të paraqitet personalisht Berisha, mund të shkojë edhe avokati”-tha Lala.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme