Bota 2 Maj 2025, 09:19 Nga VNA

Lëkundjet në Shtëpinë e Bardhë: Kush e zëvëndëson këshilltarin për sigurinë?! Hetime për plane sekrete lufte dhe rrjedhje informacioni

Ndaje në Whatsapp
Lëkundjet në Shtëpinë e Bardhë: Kush e

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin për sigurinë kombëtare, Michael Waltz, dhe në vend të tij ka emëruar përkohësisht senatorin republikan Marco Rubio. Lëvizja vjen mes një vale tensioni dhe paqartësish në administratën amerikane, ku figura të rëndësishme të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, ndodhen nën presion dhe hetim.

Sipas Wall Street Journal, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Mbrojtjes ka zgjeruar hetimin për rrjedhje të informacionit të klasifikuar, duke përfshirë në dosje edhe një bisedë të krijuar nga Hegseth ku morën pjesë bashkëshortja e tij Jennifer Rauchet, vëllai Phil Hegseth dhe avokati Tim Parlatore. Në këtë komunikim përmes aplikacionit Signal, Hegseth ka ndarë të dhëna sensitive mbi një plan ushtarak për të goditur Huthitët në Jemen. Hetimi synon të përcaktojë nëse janë ndjekur protokollet zyrtare për përdorimin e aplikacioneve komerciale në komunikimet qeveritare. Ende nuk dihet kur do të përfundojnë hetimet, por çështja po ngre shqetësime serioze për sigurinë e informacionit brenda kabinetit të presidentit.

Ndërkohë, shkarkimi i Michael Waltz-it erdhi pas një sërë incidentesh që vunë në dyshim besueshmërinë e tij në një rol kyç. Skandali më i fundit lidhej me përfshirjen aksidentale të redaktorit të revistës The Atlantic në një grup të brendshëm qeveritar në Signal, si dhe me përdorimin e llogarisë personale të Gmail-it për të shpërndarë informacione të klasifikuara. Këto veprime provokuan kritika të forta nga demokratët dhe heshtje të thellë nga republikanët, ndërsa vetë Trump, fillimisht hezitues për ta shkarkuar, u bind nga këshilltarët dhe grupi MAGA se Waltz nuk ishte më i përshtatshëm për pozicionin.

Largimi i Waltz mund të jetë pjesë e një spastrim të gjerë që presidenti duket se po ndërmerr në kabinetin e tij, i ngjashëm me stilin që përdori gjatë mandatit të parë, kur brenda muajve të parë largoi figura të njohura si Steve Bannon, Reince Priebus dhe Michael Flynn – ky i fundit gjithashtu këshilltar për sigurinë kombëtare që dha dorëheqjen pas vetëm tre javësh në detyrë.

Në qendër të kritikave është edhe Pete Hegseth, kreu aktual i Pentagonit, i cili përveç përfshirjes në rrjedhje informacioni, raportohet se ka krijuar grupe komunikimi ku shpërndante të dhëna sekrete me persona jashtë strukturave të sigurisë, përfshirë familjarë dhe avokatin e tij personal. Në një takim të fundit të kabinetit, Trump e prezantoi me ironi si “personin më pak të diskutueshëm në qeveri”, duke shkaktuar të qeshura në sallë, por komentet e tij nuk e kanë qetësuar situatën e tensionuar që po përshkon nivelet më të larta të administratës.

Në sfond, figura influente si Laura Loomer, aktivistja ultra-konservatore e njohur për ndikimin e saj në rrethin e Trump, ka ushtruar presion publik për largimin e disa emrave kyç, përfshirë Waltz dhe zëvendësin e tij Alex Wong, ndërsa ka kritikuar hapur edhe Hegseth. Me emërimin e Marco Rubios, Trump synon të japë një sinjal force dhe riorganizimi, por lëvizja shihet edhe si fillimi i një ristrukturimi më të thellë në prag të sfidave të reja të sigurisë kombëtare dhe fushatës presidenciale në horizont.

Video

Shoqëria Civile në fillim të viteve 2010 VideoCredits: Adi Darsi

Në Gjadër u zhvillua një tubim simbolik në 2 vjetorin e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni. Aktivistë shqiptarë dhe italianë u mblodhën për të kujtuar marrëveshjen e shumëdebatuar për ngritjen e kampit të emigrantëve në territorin shqiptar. Gjatë aktivitetit, protestuesit bllokuan për disa minuta autobusin e stafit italian, ndërsa në terren ishin angazhuar forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Pjesëmarrësit akuzuan qeveritë e të dy vendeve për mungesë transparence dhe mosrespektim të të drejtave të refugjatëve që ndodhen ende në qendër. Ata theksuan se, ndonëse Italia kishte premtuar kushte në përputhje me standardet ndërkombëtare, kampi nuk ka arritur të funksionojë sipas qëllimit fillestar dhe vijon të shkelë të drejtat themelore të personave të strehuar aty. Tubimi në Gjadër vjen pak orë pas tubimit në Tiranë, ku organizatorët përsëritën kërkesën për mbylljen e plotë të kampit dhe garantimin e trajtimit njerëzor për çdo emigrant.

Reshjet më të dendura të regjistruara ndonjëherë në Vietnam kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese në pjesën qendrore të vendit, duke marrë jetën e të paktën 13 personave, ndërsa 11 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Qytetet historike Hue dhe Hoi An janë goditur rëndë, me më shumë se 116,000 banesa të përmbytura dhe mijëra hektarë të tëra me kultura bujqësore të shkatërruara. Autoritetet lokale kanë mobilizuar forcat e shpëtimit dhe ushtrinë për të ndihmuar banorët e izoluar, ndërsa shumë zona mbeten të pakalueshme për shkak të ujit të lartë dhe rrëshqitjeve të dherave.

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. Sipas të dhënave paraprake, kamioni i ngarkuar me çakull, ka humbur kontrollin në dalje të një kthese dhe është përmbysur në anën tjetër të rrugës. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili kishte mbetur i bllokuar në kabinë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se shoferi ka marrë plagë të rënda, por në momentin e nxjerrjes ishte i vetëdijshëm (koshient). Nga të dhënat paraprake të efektivëve të qarkullimit rrugor, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpërthimi i gomës së përparme të mjetit gjatë lëvizjes, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin dhe kamioni të përmbyset.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme