Politika 24 November 2024, 16:41 Nga VNA

Incidente gjatë takimit të Edi Ramës në Londër

Ndaje në Whatsapp

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe në Londër, kanë ndodhur incidente të shumta. Sipas raportimeve, qytetari Ilir Meshi, i cili brenda sallës akuzoi kryeministrin si “hajdut”, është dhunuar rëndë nga rojet e sigurisë së ngjarjes. Dëshmitarët pranë tij pohojnë se ai është goditur me mjete të forta, përfshirë shufra hekuri, nga persona që pretendohet të jenë pjesë e sigurisë së organizimit.

Incidenti nuk ka prekur vetëm Ilir Mëshin. Mësohet se katër persona, mes tyre një fëmijë i mitur, janë dhunuar nga një grup prej 15 personash që, sipas dëshmitarëve, kanë sulmuar protestuesit në mënyrë të organizuar.

Protestë u zhvillua jashtë godinës ku po mbahej takimi. Protestuesit denoncuan shpenzimin prej 25 mijë paundësh për marrjen me qira të vendit dhe shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Nga ana tjetër, kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, i cilësoi protestuesit si “të verbër të nxitur nga të verbërit në Tiranë.”

Ngjarjet në Londër kanë tensionuar situatën mes shqiptarëve të pranishëm në takim dhe protestuesve, duke nxitur kritika të ashpra për mënyrën e trajtimit të qytetarëve dhe përdorimin e dhunës nga rojet e sigurisë.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme