Politika 24 November 2024, 16:24 Nga VNA

Rama: Nga një Shqipëri e rraskapitur, në një vend krenarie. Thirrje për investime nga diaspora

Ndaje në Whatsapp
Rama: Nga një Shqipëri e rraskapitur, në një vend krenarie.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur nga Londra, ka theksuar transformimin e imazhit të Shqipërisë në dekadën e fundit. Ai tha se vendi, dikur i njohur për keqqeverisje dhe probleme të mëdha, është kthyer në një simbol krenarie në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, Rama pranoi se Shqipëria nuk është pa probleme, duke bërë thirrje për vijimin e reformave dhe vetëdijen për të përmirësuar të metat ekzistuese.

Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke e quajtur liderin e PD-së, Sali Berisha, “Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit”, ndërsa partitë e vogla i përshkroi si “Sudja që vjen vërdallë”. Ai theksoi se pa reformat e mazhorancës aktuale, Shqipëria nuk do të kishte një sistem drejtësie të reformuar dhe një luftë të suksesshme kundër korrupsionit pa dallime partiake.

Thirrje për investime nga diaspora

Kryeministri i ftoi emigrantët shqiptarë në Britani të investojnë në vendin e origjinës, veçanërisht në zonat malore dhe truallin e të parëve. Ai njoftoi një iniciativë për t’i lehtësuar investimet në këto zona, duke hequr taksat për 10 vjet për ata që krijojnë agroturizëm dhe zhvillim ekonomik në këto rajone.

Vota e diasporës për zgjedhjet e 2025-ës

Rama kërkoi votën e emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në ndërtimin e një Shqipërie më të mirë dhe më të respektuar në sytë e botës. Ai u shpreh se vota e tyre është thelbësore për vazhdimin e reformave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Flamuri ynë kombëtar do ngrihet si i barabartë mes të barabartëve në BE,” përfundoi Rama, duke theksuar se synon ta bëjë Shqipërinë një burim krenarie për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme