Histori të harruara 30 November 2025, 10:01 Nga VNA

Petrina Alarupi: Dënimi politik i 17 vjeçares vetëm për shkak të biografisë

Ndaje në Whatsapp

Petrina Alarupi: Dënimi politik i 17 vjeçares vetëm për

Rasti i Petrina Alarupit, një vajzë vetëm 17 vjeçe, i gjykuar në vitin 1947, është një nga shembujt më të qartë të mënyrës sesi drejtësia e regjimit komunist përdorej për ndëshkim politik. Edhe pse e mitur, Petrina u akuzua se “kishte folur kundra pushtetit” dhe se “kishte propaganduar kundër reformave”. Në vend të provave apo veprimeve konkrete, akuzat mbështeteshin kryesisht në biografinë e saj dhe në faktin se ishte motra e Vasil Alarupit, drejtues i Ballit Kombëtar.

Prokurori ushtarak Faik Minarolli e cilësonte një të mitur si “rrezik për pushtetin”, duke përdorur gjuhë të rëndë politike dhe etiketime ideologjike, ndërsa në dokument nuk shfaqet asnjë provë konkrete për veprimtari armiqësore. Pavarësisht moshës, prokurori kërkoi që ajo të dënohej me 2 vjet heqje lirie, duke e trajtuar si “fajtore kundra popullit dhe shtetit”.

Teksti i plotë i pretencës së vitit 1947

Më poshtë publikohet pa ndërhyrje dokumenti origjinal i Prokurorisë Ushtarake:

Sh. Gjyqtare! I pandehura Petrina Alarupi, e motra e kelyshit të fashizmit Vasil Alarupit dhe si e tillë e privilegjuar në kohën e fashizmit, s’i pëlqen aspak Pushteti i ri dhe për këtë ajo ia fillon veprimtarisë anti-pushtet ku i bie rasti duke agjituar e propaganduar kundër pushtetit dhe reformave ekonomike dhe tue paraqitur të pasigurt situatën e vendit t’onë nga një ndërhyrje e jashtme.

Ka pasur lidhje me Skënder Jeniçerin dhe prej tij është vënë në dijeni mbi ekzistencën e organizatës klandestine “Social-Demokrate” që vepronte kundra Pushtetit. Në lidhje me motrën e saj dhe, e shtyrë po prej asaj, ka nxitur shoqet e saja që të aktivizoheshin kundra Pushtetit dhe të sabotonin punën ku punonin.

Meqë faji i saj parashikohet prej Nen. 8 dhe Nen. 7 të Ligjës Nr. 372 datë 12/XII/1946 mbi fajet penale kundra popullit e Shtetit, kërkoj që të vendoset dënimi i së pandehurës me bazë të Neneve të nalëpërmendura me 2 vjet privim lirie.

Ky dokument shfaq qartë mënyrën sesi funksiononte drejtësia e regjimit: akuzat e përgjithshme, përdorimi i biografisë familjare dhe dënimi i të miturve për “qëndrime” apo “fjalë”. Në vend të mbrojtjes dhe provave, vajzës 17-vjeçare i mvishen qëndrime politike dhe supozime, ndërsa dënimi i kërkuar justifikohet me ligjin famëkeq Nr. 372 për “fajet kundra popullit dhe shtetit”.

Rasti i Petrina Alarupit është një prej dhjetëra dosjeve të viteve të para të regjimit komunist, ku të rinj, vajza dhe të mitur u dënuan jo për atë që bënë, por për atë që përfaqësonin në sytë e pushtetit.

Petrina Alarupi: Dënimi politik i 17 vjeçares vetëm për

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme