Histori të harruara 29 November 2025, 20:04 Nga VNA

Komisioni i festimeve të 25 vjetorit të vetëqeverimit

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i festimeve të 25 vjetorit të vetëqeverimit

Me vendimin nr.95, datë 23.1.1937, Këshilli i Ministrave vendosi formimin e një komisioni të përbërë nga: 

-Teki Selenica, anëtar i Këshillit të Shtetit 

-Pandeli Nase, drejtor i Seksionit Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme  

-Sotir Papakristo, drejtor i Institutit "Nana Mbretneshë"

-Lasgush Poradeci, profesor

-Qemal Butka, inxhinier në Ministrinë e Punëve Botore

-Mati Logoreci, profesor, botues

Me VKM nr.202, datë 16.2.1937, në komision u shtuan edhe:

-Eqrem Vlora, deputet

-Kolë Rodhe, inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme

-Odise Paskali, profesor 

-Karl Gurakuqi, profesor

-Parashqevi Qiriazi

Komisioni u mblodh më 2.3.1937 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në prani të ministrit Musa Juka. Kryetare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi dhe sekretar Odise Paskali.

Në mbledhjen e datës 5.3.1937 u caktua skema e programit të festimeve të 25-vjetorit të vetëqeverimit.

Festimet e vitit 1937 mbeten më të veçantat në gjithë historinë e shtetit. Në asnjë kohë tjetër nuk u arrit një organizim i tillë kaq i përsosur.

 

Marrë nga muri i z.Kastriot Dervishi

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme