
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një grua 44-vjeçare është vrarë, ndërsa si autor i dyshuar është bashkëshorti i saj.
Krimi ndodhi në rajonin e Rodopit, në Komotini. Viktima është identifikuar si Esma Meço, 44 vjeç, ndërsa i dyshuari për vrasjen është bashkëshorti i saj, Bujar Meço, me origjinë nga Gramshi.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se Bujar Meço, pasi vrau bashkëshorten, tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë benzinë.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.






















