Sport 2026-04-08 18:15:00 Nga VNA

Historia e pazakontë pas fitores së Bosnjës: 14-vjeçari që mori sekretin e Donnarummës

Ndaje në Whatsapp
Historia e pazakontë pas fitores së Bosnjës: 14-vjeçari

Një histori e pazakontë ka dalë në dritë pas fitores së madhe të Bosnjë dhe Hercegovinës ndaj Italisë, në sfidën vendimtare që i siguroi kualifikimin në Kupën e Botës.

Protagonist i kësaj ngjarjeje është Afan Cizmic, një djalosh 14-vjeçar që shërbente si ‘ball boy’ gjatë ndeshjes. Ai ka rrëfyer momentin kur vendosi të marrë një copë letre me rëndësi të veçantë nga portieri italian, Gigi Donnarumma.

‘Isha duke e ndjekur ndeshjen me shumë vëmendje. Ndjeja çdo goditje që bënim, çdo pritje, si gjithë të tjerët edhe unë ndihesha pjesë e asaj ndeshjeje. Ishte një sfidë ‘gjithçka ose asgjë’ për kombëtaren tonë,” u shpreh Cizmic.

Ai tregoi se kishte vënë re një detaj të pazakontë te portieri italian:

‘E pashë që la një copë letre pranë peshqirit dhe po e lexonte herë pas here. Aty ishin të shënuar gjuajtësit tanë të penalltive.”

Sipas tij, vendimi për të ndërhyrë nuk ishte aspak i lehtë:

‘Në atë moment pata një dilemë: ta merrja apo jo? Mendova nëse dikush do të thoshte diçka. U nisa, pastaj u ndala në mes të rrugës. Por më pas vendosa ta bëj çfarë të ndodhë, le të ndodhë. Shkova, e mora letrën dhe ika me vrap.”

Ky moment, që tashmë po komentohet gjerësisht në media dhe në rrjetet sociale, konsiderohet nga shumë tifozë si një detaj që mund të ketë ndikuar në epilogun dramatik të ndeshjes.

Bosnjë dhe Hercegovina arriti të eliminojë Italinë dhe të sigurojë një vend në Kupën e Botës, në një nga surprizat më të mëdha të kualifikimeve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news