Sociale 2026-05-05 16:43:00 Nga VNA

Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Ndaje në Whatsapp

Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin

Studentët shqiptarë po largohen drejt universiteteve jashtë vendit me ritme më të shpejta se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të UNESCO-s për arsimin, duke reflektuar kombinimin e emigracionit, rënies së popullsisë në moshë shkollore dhe orientimit drejt mundësive ndërkombëtare.

Raporti thekson se Shqipëria ka një përqindje shumë të lartë të studentëve që ndjekin studimet jashtë vendit dhe se kjo prirje është përshpejtuar në vitet e fundit. “Numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë është rritur më shpejt se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në analizën për vendin.

Zhvillimi lidhet ngushtë me dinamikat demografike dhe migratore të vendit. Raporti vëren se rritja e studentëve jashtë vendit ka ecur paralelisht me rënien e numrit të maturantëve në Shqipëri, një trend i lidhur me emigracionin dhe tkurrjen e popullsisë në moshë shkollore.

Sipas analizës, orientimi drejt arsimit të lartë dhe mundësia për të studiuar jashtë janë bërë një nga faktorët kryesorë që kanë shtyrë të rinjtë të qëndrojnë më gjatë në sistemin arsimor. Perspektiva e universitetit, brenda apo jashtë vendit, e kombinuar me emigracionin masiv, ka rritur kërkesën për arsim të mesëm dhe të lartë.

Ky ndryshim lidhet edhe me transformimin e vetë emigracionit shqiptar. Në vitet ’90 dominohej nga emigrimi i punëtorëve të pakualifikuar për arsye ekonomike, ndërsa sot gjithnjë e më shumë të rinj largohen për arsim dhe mundësi profesionale më të mira, duke e kthyer arsimin në një kanal kryesor migrimi.

Raporti vlerëson se rreth 50% e popullsisë shqiptare ka pasur një përvojë emigracioni që nga viti 1991, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të arsimuar në nivele të larta.

Ndërkohë, sistemi i arsimit të lartë në vend ka kaluar një transformim të fortë pas hyrjes në procesin e Bolonjës në vitin 2003, duke sjellë rritje të shpejtë të regjistrimeve dhe mobilitetit studentor. Midis viteve 2003 dhe 2013, numri i studentëve u rrit mesatarisht me 13% në vit, ndërsa norma bruto e regjistrimit u rrit nga 16% në 64%, duke arritur në rreth 82% në vitin 2024.

Raporti thekson se edhe sistemi parauniversitar është bërë më pak pengesë për vazhdimin e studimeve. Provimet kombëtare nuk përdoren për përzgjedhje në shkollat e mesme dhe shumica dërrmuese e nxënësve i kalojnë ato, me rreth 95% të kalueshmërisë në provimin përfundimtar të arsimit të mesëm në vitin 2017./ Monitor.al/

Video

Aktivisti Baki Goxhaj i është bashkuar misionit ndërkombëtar humanitar “Global Sumud Flotilla”, që aktualisht ndodhet në Kretë dhe synon dërgimin e ndihmave drejt Gazës. Ai është shprehur se vendimi vjen pas ndikimit të fortë emocional nga ndjekja e situatës në Gaza. Goxhaj ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ndjehet i turpëruar nga reagimi institucional ndaj kësaj krize.

Sa gazetarë kanë ngrënë dajak për të arritur deri këtu

Qindra banorë të Durrësit marshuan ditën e sotme në kujtim të dy të miturve, të cilët humbën jetën tragjikisht të dielën pasi u përplasën nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ishte në gjendje të dehur. Pjesë e marshimit ishin familjarët e viktimave dhe shumë qytetarë të tjerë. Me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi, ata u ndalën fillimisht para Policisë së Durrësit dhe më pas para godinës së Bashkisë.

Vetëm dy ditë pas ngjarjes tragjike, dy aksidente të tjera janë regjistruar në aksin rrugor Spitallë-Porto Romano, duke rritur alarmin për sigurinë në këtë zonë. Banorët kanë denoncuar mungesën e theksuar të sinjalistikës dhe të patrullave policore, duke i cilësuar këto mangësi si shkaktarët kryesorë të rrezikut të përditshëm. Situata rëndohet edhe më tej në rrugën “Azem Hajdari”, ku punimet e lëna përgjysmë kanë bllokuar qarkullimin dhe mungesa e ndriçimit krijon kurthe të vërteta për drejtuesit e mjeteve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news