Sociale 2026-05-04 13:24:00 Nga VNA

Aksidenti tragjik në Durrës, thirret protestë-marshim në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti tragjik në Durrës, thirret protestë-marshim në

Aksidenti i rëndë në Durrës, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë gjatë fundjavës, ndërsa për të kanë reaguar edhe politikanë dhe figura të njohura publike, duke shprehur tronditje dhe shqetësim për sigurinë rrugore.

Në këtë kontekst, një grup qytetarësh ka ndërmarrë një nismë reagimi, duke thirrur një protestë-marshim paqësor të premten, më 8 maj, në orën 18:00, në Parkun Rinia në Tiranë.

Protesta zhvillohet me mesazhin: “Do reagojmë apo do të presim tjetrin?”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e prindërve, fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjete sociale, qëllimi i protestës është ngritja e zërit për sigurinë e fëmijëve në zonat urbane dhe kërkimi i masave konkrete nga institucionet.

Organizatorët kanë renditur disa kërkesa kryesore, mes tyre:

1. Krijimi i zonave pa makina pranë banesave dhe shkollave

2. kufizim real dhe zbatim i shpejtësisë në zonat e banuara

3.   kontrolle më të rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve që paraqesin rrezik në qarkullim

Sipas tyre, këto masa janë të domosdoshme për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen dhe për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit.

 

 

 

Postimi i plotë

 

Nuk ishte aksident.
Ishte dështim.

Fëmijët nuk duhet të vdesin në trotuar.
Nuk duhet të luajnë mes makinave.
Nuk duhet të rriten me frikë.

Por ja ku jemi.
Sot flasim për një ngjarje në Durrës.
Nesër mund të jetë lagjja jonë.
Pasnesër — fëmija ynë.

Nëse heshtim, nuk reagojme, bëhemi pjesë e kësaj.
 Kërkojmë sot, jo nesër:
– Zona pa makina pranë banesave
– Kufizim real shpejtësie në lagje
– Kontroll të fortë ndaj drejtuesve të rrezikshëm
– Hapësira të sigurta për fëmijët

Jane e drejta jone!
Janë minimumi për femijet tane!

Prindër, qytetarë!
Eshtë momenti të dalim nga heshtja.

Jo me urrejtje.
Por me kërkesë të qartë dhe të përbashkët.

Sepse fëmijët nuk kanë zë.
Ne duhet të jemi zëri i tyre.

Heshtja nuk e ndryshon realitetin.
Prania, Reagimi jonë po.

 MARSHIM PRINDËRISH DHE FËMIJËSH
 E premte |   18:00
 Parku Rinia (pranë Memorialit)
 DO DALIM.

#ReagoTani #SiguriPerFemijet 

Video

Aktivisti Baki Goxhaj i është bashkuar misionit ndërkombëtar humanitar “Global Sumud Flotilla”, që aktualisht ndodhet në Kretë dhe synon dërgimin e ndihmave drejt Gazës. Ai është shprehur se vendimi vjen pas ndikimit të fortë emocional nga ndjekja e situatës në Gaza. Goxhaj ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ndjehet i turpëruar nga reagimi institucional ndaj kësaj krize.

Sa gazetarë kanë ngrënë dajak për të arritur deri këtu

Qindra banorë të Durrësit marshuan ditën e sotme në kujtim të dy të miturve, të cilët humbën jetën tragjikisht të dielën pasi u përplasën nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ishte në gjendje të dehur. Pjesë e marshimit ishin familjarët e viktimave dhe shumë qytetarë të tjerë. Me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi, ata u ndalën fillimisht para Policisë së Durrësit dhe më pas para godinës së Bashkisë.

Vetëm dy ditë pas ngjarjes tragjike, dy aksidente të tjera janë regjistruar në aksin rrugor Spitallë-Porto Romano, duke rritur alarmin për sigurinë në këtë zonë. Banorët kanë denoncuar mungesën e theksuar të sinjalistikës dhe të patrullave policore, duke i cilësuar këto mangësi si shkaktarët kryesorë të rrezikut të përditshëm. Situata rëndohet edhe më tej në rrugën “Azem Hajdari”, ku punimet e lëna përgjysmë kanë bllokuar qarkullimin dhe mungesa e ndriçimit krijon kurthe të vërteta për drejtuesit e mjeteve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news