Bota 2026-09-12 13:25:14 Nga VNA

Shpërthen “Gërdeci” i Bullgarisë: zjarri përfshin depot e armëve të EMCO-s, hetohet pista e sabotimit

Ndaje në Whatsapp

Shpërthen “Gërdeci” i Bullgarisë: zjarri

Bullgaria po heton shpërthimin dhe zjarrin në një depo armësh të kompanisë EMCO pranë fshatit Tsareva Livada, në pjesën qendrore të vendit. Sipas Reuters, autoritetet nuk përjashtojnë pistën e sabotimit dhe po verifikojnë nëse ngjarja ka lidhje me një zjarr të mëparshëm në një tjetër objekt të së njëjtës kompani në muajin gusht. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për të plagosur apo viktima. 

Zjarri shpërtheu gjatë natës dhe, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat lokale, flakët ndriçuan qiellin mbi zonë. Guvernatorja rajonale e Gabrovos, Kristina Sidorova, deklaroi se zjarri ishte përhapur brenda bazës së magazinimit, duke kaluar nga një depo në tjetrën. Zona u rrethua nga autoritetet, ndërsa sistemi kombëtar i alarmit u aktivizua për banorët përreth.

Ngjarja merr peshë të veçantë pasi është incidenti i dytë brenda pak javësh në objekte të EMCO-s, një kompani bullgare armësh e drejtuar nga biznesmeni Emilian Gebrev. Në gusht, një tjetër depo municionesh e kompanisë u përfshi nga shpërthime dhe zjarr pranë Belitsa-s, gjithashtu pa viktima. EMCO ka qenë edhe më parë në qendër të dyshimeve për sulme ndaj infrastrukturës së saj, ndërsa autoritetet bullgare në të kaluarën kanë ngritur akuza për përfshirje ruse në sabotime ndaj depove të armëve. Moska i ka mohuar këto akuza.

Për momentin, hetimet janë ende në fazë paraprake. Pistat kryesore janë shkaku teknik, pakujdesia ose sabotimi, por autoritetet bullgare po e trajtojnë ngjarjen si pjesë të një zinxhiri incidentesh të përsëritura në depot e armëve të EMCO-s, çka e bën rastin më shumë se një aksident industrial.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news