Kronika 2026-09-04 14:30:00 Nga VNA

Prokuroria kërkon “detyrim paraqitjeje” për 14 protestuesit, masë edhe për t’i mbajtur larg komisariateve

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria kërkon “detyrim paraqitjeje” për 14

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e detyrimit për paraqitje për 14 protestuesit e arrestuar pas tubimit të datës 1 shtator, ku rrethuan godinën e Kryeministrisë, në kohën kur shefi i qeverisë, Edi Rama, ndodhej në zyrën e tij. Ndaj protestuesve është kërkuar po ashtu ndalimi i qëndrimit në territoret e komisariateve nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë, që, nëse kjo masë caktohet, ata të mos mund të protestojnë më, të paktën për momentin.

Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu u arrestuan mbrëmjen e 1 shtatorit dhe qëndruan në izolim për 72 orë.

Në seancë, ata kanë kërkuar deklarimin e paligjshëm të arrestimit dhe mos caktimin e asnjë mase sigurie.

Jashtë dyerve të gjykatës prej orësh qëndrojnë protestues të tjerë, që bëjnë thirrje për lirimin e tyre, ndërsa kërkojnë arrestimin e kryeministrit Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news