
Një përplasje me armë është regjistruar në qytetin e Vlorës, përpara hotelit në pronësi të Vasil Bedinaj.
Pavarësisht se policia nuk ka bërë asnjë njoftim për ngjarjen, mësohet se konflikti ka nisur si fizik dhe ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Teksa largoheshin, autorët e ngjarjes janë përplasur me automjetin e tyre. Për pasojë, disa nga të dyshuarit janë arrestuar.
Në ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe pronari i Deltës, Bujar Muça.
Policia po e mban çështjen top sekret, për shkak se janë të implikuar biznesmenë të njohur. Ndërsa burimet thonë se janë duke u ushtruar kontrolle.
Detajet për ngjarjen janë mësuar përmes burimeve, të cilat janë tejet të rezervuara.
Ngjarja në Vlorë vjen në kohën kur ka pasur zëra se njerëz të botës së krimit kanë vënë gjoba personazheve të biznesit.





















