Kronika 2026-09-01 16:33:18 Nga VNA

Xhaxhai i Genti Nelës, kamarierit të dhunuar: Më kërcënuan, nipin do ta fusim në dhe

Ndaje në Whatsapp

Xhaxhai i Genti Nelës, kamarierit të dhunuar: Më

Xhaxhai i Genti Nelës, kamarierit që u dhunua barbarisht nga pronarët e hotelit ku punonte për shkak se nuk i dhanë pagesën, ka treguar versionin e tij lidhur me ngjarjen. Melison Nela ka deklaruar se më datë 27.08.2026, rreth orës 23:00, ishte duke shkuar në banesën e tij, e cila ndodhet në kompleksin "Kaltërsia", në Malin e Robit, Kavajë, kur pranë banesës së tij ka parë disa persona të gjakosur, konkretisht te lokali ku punon nipi i tij, shtetasi Genti Nela.

Ai ishte me automjet dhe ka ndaluar për shkak të shqetësimit se mos i kishte ndodhur diçka nipit të tij. Ka pyetur shtetasin Beni Duda, i cili ishte kamarier në lokalin ku punon Genti Nela, dhe ky i fundit i ka thënë se Gentin e kishin goditur djemtë e Fatmir Habilit. Më pas është afruar dhe ka parë shtetasin Fatmir Habili. I është prezantuar duke i thënë se është xhaxhai i Gentit, duke e pyetur se çfarë kishte ndodhur.

Sipas deklarimit të tij, Fatmir Habili iu përgjigj me fjalët se do t'i fuste në dhe dhe do ta vriste. Ka deklaruar se i ka kërkuar ndjesë dhe i ka thënë se do të largohej. Sipas deklarimit të tij, në momentin që po largohej, është afruar një grua me syze optike dhe flokë bjonde, e cila e ka ndjekur nga pas dhe i ka thënë se nipin e tij do ta fusnin në dhe.

Ai i është përgjigjur se nuk kishte mundësi që t'ia fusnin në dhe nipin, pasi ai do të ishte përpara tij, dhe më pas është larguar. Deklaruesi ka shpjeguar se, gjatë kohës që ka biseduar me shtetasin Fatmir Habili, kanë ndërhyrë edhe disa të rinj të tjerë, të cilët gjithashtu e kanë kërcënuar duke i thënë se do ta vrisnin.

Ai shpjegon se në momentin kur ka shkuar në vendngjarje, nuk e ka takuar nipin e tij, Genti Nela, pasi ai nuk ndodhej aty. Më pas ka biseduar me vëllain e tij, i cili i ka shpjeguar se Genti ishte goditur, por nuk kishte dijeni për rrethana të tjera të ngjarjes. Për dhunën ndaj Genti Nelës janë arrestuar pronarët e hotelit, Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa janë shpallur në kërkim të tjerë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news