Kronika 2026-08-31 11:56:48 Nga VNA

Kërkoi pagën dhe u dhunua/ Burg për dy autorët, xhaxhai i 18-vjeçarit u nis për hakmarrje me kallashnikov

Ndaje në Whatsapp
Kërkoi pagën dhe u dhunua/ Burg për dy autorët, xhaxhai i

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45-ditor për dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Mal të Robit në Golem, për shkak se iu kërkoi pagesën për punën e kryer. Florian Habilaj dhe shoku i tij Enold Dragoti akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Për Melson Nelën, xhaxhain e kamerierit Genti Nela, masa pritet të zhvillohet në orën 12:30. Nela, sipas policisë, po shkonte të hakmerrej ndaj dhunës së ushtruar mbi nipin nga pronarët e hotelit. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi në makinën e tij policia gjeti një kallashnikov dhe 3 karikatorë.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë, kur kamerieri 18-vjeçar Genti Nela kërkoi pagesën dhe për këtë shkak u dhunua nga bashkëpronarët e hotelit. Për ngjarjen u arrestua Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim.

Pasi mësoi për ngjarjen, xhaxhai i kamerierit u nis të hakmerrej, por përfundoi në prangat e policisë pasi u kap me armë në makinë. Policia zbuloi më pas se, për të fshehur gjurmët e krimit, DVR-ja ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news