Politika 2025-10-23 11:05:00 Nga VNA

Pse kryeministri Edi Rama është i lumtur që është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Britanisë së Madhe?

Ndaje në Whatsapp
Pse kryeministri Edi Rama është i lumtur që është

Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC Radio 4 në lidhje me emigracionin e jashtëligjshëm në shtetin ishull.

Ndër të tjera, kryeministri u pyet nëse qeveria britanike do t’i kërkonte mendim për çështjet e veçanta me të cilat përballet dhe cilat do të ishin idetë që do të jepte. Dhe, siç nuk i mungon “modestia” dhe batuta në intervista të tilla, Rama tha se është vërtet më i gjati ndër liderët e Europës, por është i vetëdijshëm që udhëheq një vend të vogël. Megjithatë, duke parë se si po shkojnë punët në Mbretërinë e Bashkuar, është i lumtur që është kryeministër i Shqipërisë.

“Dëgjoni, unë jam më i gjati mes të gjithë liderëve deri tani në këtë pjesë të botës, por jam shumë i vetëdijshëm që udhëheq një vend shumë të vogël, dhe është e pamundur për mua të vendos veten në vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe, duke parë se si po shkojnë gjërat në Mbretërinë e Bashkuar, jam shumë i lumtur që jam kryeministri i Shqipërisë,” tha Rama.

Kryeministri ka të drejtë të jetë i lumtur që udhëheq Shqipërinë, sepse nëse do të kishte fatin të udhëhiqte Britaninë, me gjasë nuk do të kishte bërë katër mandate në qeveri apo 16 vite në pushtet. Duhet theksuar se që kur Rama është zgjedhur kryeministër në Shqipëri e deri më sot, demokracia në Britani ka zgjedhur gjashtë kryeministra.

Arsyeja e dytë pse kryeministri ndihet i lumtur që drejton Shqipërinë lidhet me emigracionin e paligjshëm. Nëse në Britaninë e Madhe të jesh kryeministër duhet të gjesh zgjidhje për ta parandaluar, gjë që ka sjellë edhe ndryshime të mëdha në qeverisjet atje, në Shqipëri Rama nuk e vret mendjen, sepse jo vetëm që nuk ka emigrantë të paligjshëm, por gjatë qeverisjes së tij i ka kthyer shqiptarët në emigrantët me numrin më të madh në vendet evropiane.

Për shkak të moskokëçarjes për të përmirësuar mirëqenien dhe jetën në Shqipëri, si dhe për shkak të korrupsionit që përqendron ekonominë në disa duar, shqiptarët kanë ikur masivisht drejt vendeve perëndimore.

Prandaj, është mëse normale që kryeministri të jetë i lumtur që po drejton Shqipërinë, një nga vendet më të varfra të Europës dhe me emigracionin më të madh në dekadat e fundit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news