Bota 2026-08-14 09:00:44 Nga VNA

Pasagjeri u thith pjesërisht jashtë avionit/ Hetimet zbulojnë çfarë ndodhi me motorin e Ryanair mbi Greqi

Ndaje në Whatsapp
Pasagjeri u thith pjesërisht jashtë avionit/ Hetimet zbulojnë

Hetimet për incidentin e rëndë të një Boeing 737-800 të operuar për Ryanair më 10 korrik mbi Greqi kanë zbuluar detaje të reja mbi defektin e motorit që përfundoi me thyerjen e një dritareje dhe tërheqjen pjesërisht jashtë avionit të një pasagjeri.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit të NTSB-së, gjatë ngjitjes së avionit nga Selaniku drejt Memmingenit, në Gjermani, sensorët regjistruan rritje të fortë të dridhjeve në motorin e djathtë CFM56. Avioni ndodhej në rreth 16 mijë këmbë, afro 4.900 metra lartësi, kur situata u përkeqësua.

Hetuesit kanë konstatuar se një prej fletëve të ventilatorit të motorit u këput. Fragmentet dëmtuan mbulesën e motorit dhe trupin e avionit, ndërsa një dritare u thye, duke shkaktuar humbje të menjëhershme të presionit në kabinë. Një pasagjer 61-vjeçar u tërhoq pjesërisht jashtë, por u mbajt dhe u tërhoq përsëri brenda nga personat pranë tij.

Një element i rëndësishëm i hetimit është zbulimi i mbetjeve dhe puplave të zogjve brenda motorit. Hetuesit kanë konstatuar gjithashtu se gjatë vitit të fundit për të njëjtin motor ishin regjistruar katër raste të dyshuara goditjesh nga zogjtë.

Megjithatë, NTSB nuk ka përcaktuar ende shkakun përfundimtar të këputjes së fletës. Po analizohen pjesët e motorit dhe historiku i mirëmbajtjes për të përcaktuar nëse dëmtimet e mëparshme, goditjet nga zogjtë apo faktorë të tjerë kanë luajtur rol.

Motori kishte kaluar një inspektim vetëm dy muaj përpara incidentit, në maj, pa u evidentuar probleme.

Avioni, me 155 persona në bord, u kthye dhe u ul në mënyrë të sigurt në Selanik. Hetimi vazhdon.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news