Bota 2026-08-13 17:42:02 Nga VNA

Izraeli paralajmëron prani të zgjatur në Liban/ Katz: Nuk tërhiqemi pa çarmatosjen e Hezbollahut

Ndaje në Whatsapp

Izraeli paralajmëron prani të zgjatur në Liban/ Katz: Nuk

Izraeli nuk planifikon të tërhiqet nga zona e sigurisë në Liban për sa kohë që Hezbollahu mbetet i armatosur dhe konsiderohet kërcënim për sigurinë e vendit. Qëndrimi është bërë i ditur nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili paralajmëroi një “prani të zgjatur” të ushtrisë izraelite në territorin libanez.

Katz deklaroi se trupat izraelite do të qëndrojnë në zonë deri në çarmatimin e Hezbollahut, duke e lidhur çdo tërheqje të mundshme me eliminimin e kërcënimit që, sipas Izraelit, paraqet grupi libanez.

“Kam urdhëruar ushtrinë izraelite të përgatitet për një prani të zgjatur në zonë, me qëllim mbrojtjen e forcave luftarake dhe komuniteteve, derisa ky qëllim të arrihet plotësisht”, deklaroi Katz, sipas Reuters.

Ministri izraelit theksoi se tërheqja nuk do të ndodhë për sa kohë që Hezbollahu nuk është çarmatosur dhe kërcënimi ndaj Izraelit nuk është eliminuar.

Deklarata e Katz vjen në të njëjtën linjë me qëndrimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për praninë ushtarake izraelite në Gaza.

Netanyahu ka kundërshtuar tërheqjen e forcave izraelite përpara çarmatimit të plotë të Hamasit, pavarësisht propozimit të mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili parashikon një tërheqje graduale të Izraelit paralelisht me çarmatimin e Hamasit dhe vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi.

Ndërkohë, partia Likud e Netanyahut pritet të vendosë theks të veçantë te çështjet e sigurisë përpara zgjedhjeve të 27 tetorit, të parat që zhvillohen në Izrael që prej sulmit të 7 tetorit 2023.

Qëndrimet e fundit të qeverisë izraelite sinjalizojnë se prania ushtarake e Izraelit në Liban dhe Gaza mund të vijojë për një periudhë të gjatë, ndërsa çdo tërheqje kushtëzohet me çarmatimin e Hezbollahut dhe Hamasit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news