Bota 2026-08-10 20:46:57 Nga VNA

Nga Dubai në pranga në Dublin/ Ekstradohet “bosi” i kartelit Kinahan

Ndaje në Whatsapp
Nga Dubai në pranga në Dublin/ Ekstradohet “bosi” i

Daniel Kinahan, 49 vjeç, i konsideruar nga autoritetet si një prej figurave kryesore të grupit kriminal “Kinahan”, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Irlandës, ku është paraqitur përpara Gjykatës Speciale Penale në Dublin.

Një avion qeveritar irlandez u nis drejt Dubait për të marrë Kinahanin dhe u ul në një aeroport ushtarak pranë Dublinit. Pas mbërritjes, ai u vu në pranga dhe u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt gjykatës, ku policia e armatosur kishte marrë pozicione në hyrje të godinës.

Seanca gjyqësore zgjati rreth 13 minuta. Kinahan akuzohet për drejtimin e aktiviteteve të një organizate kriminale gjatë periudhës tetor 2015–prill 2017. Në këtë fazë nuk iu kërkua të deklarohej fajtor ose i pafajshëm. Ai u la në paraburgim dhe do të rikthehet në gjykatë më 5 tetor.

Avokatët e Kinahanit kanë mohuar më herët akuzat se ai është drejtues i një organizate kriminale, duke pretenduar se këto akuza nuk kanë bazë provuese. Ata kanë theksuar gjithashtu se ai nuk ka precedentë penalë apo dënime të mëparshme.

Autoritetet irlandeze dhe britanike, megjithatë, e konsiderojnë Kinahanin një figurë kyçe të grupit të krimit të organizuar “Kinahan”, i cili dyshohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe vrasje.

Grupi e ka origjinën në Dublin dhe, sipas autoriteteve, u shndërrua më pas në një organizatë me shtrirje ndërkombëtare, duke krijuar lidhje me grupe kriminale në Amerikën e Jugut, Evropën Lindore, Pakistan dhe Afganistan.

Në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion që mund të çonte në arrestimin e Daniel Kinahanit, babait të tij Christopher Kinahan Sr. dhe vëllait Christopher Kinahan Jr. Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar gjithashtu grupin.

Kinahan u largua nga Irlanda në vitin 2016, pas një atentati ndaj tij në një hotel në veri të Dublinit, në kuadër të konfliktit të përgjakshëm me grupin rival “Hutch”. Përplasja mes dy organizatave kriminale u shoqërua me rreth 18 viktima.

Ekstradimi u bë i mundur pas marrëveshjes së ekstradimit mes Irlandës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e nënshkruar në vitin 2024 dhe që hyri në fuqi në maj 2025. Kinahan është personi i dytë i lidhur me grupin që ekstradohet në Irlandë sipas kësaj marrëveshjeje.

Në qershor, Sean McGovern, i përshkruar nga një gjykatë irlandeze si “toger i lartë” i grupit Kinahan, u dënua me 24 vite burg pasi u deklarua fajtor për dy akuza që lidhen me drejtimin e një organizate kriminale.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news