Opinion 2025-09-04 08:43:00 Nga VNA

Ahmet Zogu, central figure in Albanian history

Ndaje në Whatsapp
Ahmet Zogu, central figure in Albanian history

By Abdi Baleta

Ahmet Zogu is, without a doubt, the most prominent statesman of the Albanians, who laid the sound foundations of the Albanian national state; he was the key person in the construction of the Albanian state from its first steps until the fatal moment when in April 1939 its existence was interrupted after the invasion by fascist Italy. He accomplished this with skill and mastery in a difficult internal and extremely complex external period. 

I have written extensively about Ahmet Zogu, as a political, historical figure and leader of the Albanian state, in my journalism from the early 1990s to the present. I have written both explanatory articles and polemical articles, with politicians from all political wings, against the unfounded accusations and theses with anti-national consequences built by Zogu's opponents, but especially by the communist regime during the post-'90s period, which deserves to be baptized as the tail-end regime of communism. The reader can find these articles in the 36-volume series entitled "Time Chronicles", published in 2024. In this article, I find it appropriate not to repeat these arguments from the beginning, but to give their central aspects in a telegraphic manner.

It is appropriate to reiterate that the figure of Ahmet Zog has not yet been fully explored and studied due to his individual complexity, but also due to the intense times and extremely confusing events in which he lived and led the Albanian state, and especially due to the obscuring and denigrating treatment after '44 and which continues to this day.

I congratulate the magazine “Shenja” for choosing a topic in this issue that brings Ahmet Zogu and his role in the history of Albania back into focus. I hope that the writings that the authors will bring will be free from anti-Zog complexes. Albanians still remain under the influence of that propaganda literature that distorts reality that has been continuously produced by opponents of Zogu’s activities, many of them in the service of foreigners. But, fortunately for us, as in many other fields, there is a considerable number of foreign authors and scholars who have written and highlighted the abilities of this figure and his indisputable role for the benefit of Albania.

The rise of the Albanian state

Ahmet Zogu is, without a doubt, the most prominent statesman of the Albanians, who laid the sound foundations of the Albanian national state; he was the key figure in the construction of the Albanian state from its first steps until the fatal moment when in April 1939 its existence was interrupted after the invasion by fascist Italy. He accomplished this with skill and mastery in a difficult internal and extremely complex external period. The Albanian state that he took over extended over a territory that a few years earlier had gained independence from the Ottoman Empire, halved by ethnic space, which was in poverty and marked backwardness, in a continuous war of intrigues and conspiracies of internal political wings, mostly at the instigation of foreigners, still under predatory attack for territories by neighboring countries and under pressure for spheres of influence by other powers. However, he managed to bring the country under the umbrella of a consolidated state with the foundations of a modern state – if history had wanted that style of state leadership to be more durable.

I have expressed it before, the first Albanian statesman should be called the one who has actually created a state, who has established and built power, even power with dignity, who has properly governed his people and his country. Ahmet Zogu managed to do such things with efficiency and seriousness better than anyone in the 20th century. This difficult historical fate fell on him, he was the first to bear the heavy titanic burden on his shoulders and he showed himself to be the most realistic, the most skillful, the most determined, the most practical and the most pragmatic in fulfilling this mission and remains the most successful so far.

Ahmet Zogu d had the good and bad luck that his opponents of the time, in the absence of argument, used verses and poems to express their anger and to denigrate his figure. Communist historiography also continued in the same line, making historical arguments of literary metaphors and hyperboles and leaving historical events in the dark. Below I will list some of the most talked about accusations against him, telegraphically giving my argument. I emphasize that for more extensive arguments I have a series of published writings, there are also a number of foreign and some local authors who have shed sufficient clarifying light. It is important that whoever seeks the truth has the will to read, not just to parrot the accusations of communist historiography. 

The accusation of eliminating opponents

One of the most frequently mentioned accusations by historians is Zog's lack of patriotism due to the assassination of several political figures of that time, most notably Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina and Avni Rustemi. The question of whether Zog was a patriot or not cannot be resolved solely by starting from the fact of the assassination of several political figures at a time when political life in Albania was very tense, when urgent and difficult tasks were set to be solved to create and restore the Albanian state, to save Albania from any new fragmentation, to direct Albanian politics in the sea of ​​strong waves of Balkan and European politics, at a time when the industrialized world was shaken by strong crises and feverish preparations for world war.

The liquidations between political opponents after many decades require calmer analysis than the passions that may have been aroused when they occurred. The assessment of Ahmet Zogu's role should be made starting first from the effects that his many years of activity and his complex work as a soldier, politician, government official, parliamentarian, prime minister, president and king had on the Albanian state and nation, that is, in all areas of Albanian state and political life. The physical liquidations of political opponents are unacceptable and condemnable in modern society. However, the elaboration of the circumstances of their murders or those of others actually brings to light other details and facts, besides the accusation that Zogu was a bloodthirsty.

Even if I accept for a moment, for the sake of argument, that Zog was the murderer, it must be said that these negative phenomena did not occur only during the time of Ahmet Zog in Albania, nor only in the Albania of Ahmet Zog's time, nor are they a phenomenon that can be associated only with the name of Ahmet Zog. His opponents also planned many and carried out several assassinations against him, as well as incited and unleashed several armed uprisings against the constitutional order during the time he was in power.

It is even more ironic that this accusation is strongly emphasized by communist historiography, when during Zog's time there were far fewer murders and liquidations of political figures than during the communist dictatorship and when there were no campaigns of persecution of innocent people, nor mass imprisonments and deportations. Even the families of those who were punished did not suffer the slightest violation of their honor, wealth or living conditions. Even the period after the '90s did not escape without such eliminations and accusations that politicians who have been at the head of the Albanian state have often revealed to each other.

Tragjedia e kombit tonë është se burra të tillë shpesh u vunë ashpërsisht kun­dër njëri-tjetrit. Veçanërisht fatale për Shqipërinë ka qenë grindja midis A. Zogut e H. Prishtinës. Pikërisht të tilla kundërvënie të ashpra mbetet detyrim t’i analizojnë dhe t’i shpjegojnë mirë historianët e vendit tonë, e jo të bëjnë klasifikime në dy grupe sipas teorisë së luftës së klasave.

Akuza e shitjes së Shqipërisë te Italia

Pushtimi nga Italia fashiste ishte një ngjarje fatkeqe, pasi ndërpreu zhvillimin e natyrshëm dhe në rrugë të mbarë që kishte marrë shteti shqiptar. Do të kishim dashur që Italia, si shtet më i madh e më i fuqishëm, të sillej më denjësisht ndaj fqinjit të vogël përtej Adriatikut dhe ta respektonte pavarësinë e mezifituar të Shqipërisë. Por, historia mes shteteve të mëdhenj e të vegjël nuk është e tillë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore këtë fat nuk e pësoi vetëm Shqipëria, por plot shtete europiane shumë më të vjetra e më të organizuara. Pushtimi nga Italia erdhi edhe si nevojë e përmbushjes së egos së politikës fashiste që e drejtonte Italinë në atë kohë, por edhe i mbështetur e i lehtësuar nga një pjesë e figurave politike shqiptare në mërgim ose në Shqipëri, që kishin preferuar bashkëpunimin me të huajin kundër shtetit të vet. Ndërsa vetë Zogu për shumë gjëra ishte i detyruar të mbështetej tek Italia, sepse pjesa tjetër e Europës nuk i kishte lënë shteg daljeje tjetër. Nga ana tjetër, shteti italian kishte punuar së tepërmi për të minuar pushtetin e Ahmet Zogut dhe dobësuar shtetin shqiptar, që më tej pushtimi të ishte një akt formal. Kjo sepse politikat e Zogut binin në kundërshtim me interesat e Italisë. Në librin e titulluar “Italia dhe Shqipëria: marrëdhëniet financiare gjatë 20-vjeçarit fashist”, të Alesandro Roseli (1986), thuhet: “Nga fundi i viteve njëzetë në Italinë fashiste kishin këtë vizion për Shqipërinë: Mbreti Zog e ka tre­guar veten jo vetëm si një patriot i flaktë, por një shërbyes i përkushtuar i tokës së tij, një temperament i ndriçuar në qeverisje, një i denjë për të mbajtur kurorën.” (kapitulli VII).

Turpi u mbetet atyre që u kthyen në Shqipëri së bashku me pushtuesit, bashkëpunuan me ta dhe ia dërguan kurorën e Skënderbeut një mbreti të huaj. Por, në asnjë rrethanë organizimi i rezistencës kundër pushtimit italian nuk do të kishte patur sukses për shkak të zhbalancimit të forcave. Për këtë arsye, Zogu u tregua i kujdesshëm të organizonte me ushtrinë e tij (krejt ndryshe nga sa ka gënjyer historiografia komuniste) një rezistencë simbolike që të mos shënohej në histori se Shqipëria u dorëzua pa kushte dhe njëherësh të shmangej gjakderdhja. Ai çdo gjë e bëri me një dinjitet kombëtar e shtetëror të shkëlqyer.

Largimi i tij ishte po ashtu një akt tjetër politik që tregonte se nuk pranoi të binte në dorë të pushtuesit dhe për më tepër të një pushtuesi që në vite kishte investuar për ta denigruar figurën e tij dhe që është e pritshme se do ta trajtonin po në mënyrë denigruese. Zogu nuk ishte i vetmi kryetar shteti apo mbret i Europës që veproi kështu. Ky është një tjetër fakt krejt i kundërt nga sa guxoi të gënjejë paturpësisht një përfaqësues i denjë i historiografisë komuniste para disa muajsh në një emision televiziv. “Historiani” shpalli se asnjë mbret në Europë nuk u largua, por i qëndroi pushtimit. Nuk e di nëse janë injorantë apo të pacipë deri në këtë shkallë, sidomos në kohën e sotme kur me një kërkim të thjeshtë në internet të renditen plot fakte historike. Mjafton vetëm ky element për të kuptuar se mali i akuzave ndaj Zogut bazohet në mashtrime e gënjeshtra për të errësuar jo vetëm atë, por edhe një nga periudhat më të mira të Shqipërisë, kur shteti u ngrit dhe po forcohej.

Mbas largimit të detyruar nga Shqipëria, ai edhe në mërgim bëri gjithçka që të kryente misionin e tij, t’i shërbente shpëtimit e rivendosjes së shtetit shqip­tar të pavarur e demokratik kur të mbaronte lufta, ndonëse u ndesh me gjithfarë pengesash të armiqve të Shqipërisë e të atyre që diktonin në politikën europiane.

Akuzat se Zogu ia shiti Shqipërinë Italisë në njëfarë mënyre janë përpjekje që bëhen që për pushtimin e Shqipërisë të mos shpallen fajtorë pushtuesit dhe ata politikanët opozitarë antizogistë që erdhën nga azili politik bashkë me ushtrinë pushtuese italiane. Mjafton të shohim se si heshtin sot këta historianë e politikanë “mendjendritur” për një nga aktet më denigruese ndaj shtetit shqiptar të kryer nga kryeministrja e Italisë, Meloni, në bashkëpunim me kryeministrin e Shqipërisë, që një territor të vendit tonë ta lënë si “kosh mbeturinash” për emigrantët që Italia nuk i hedh dot në det, por preferon t’i hedhë në Shqipëri, një marrëveshje që së fundmi u rrëzua dhe nga Gjykata e Drejtësisë Europiane. Dhe, e gjitha kjo shitje e dinjitetit të vendit sot bëhet thjesht për të fituar një kallaj lavdërimi kryeministri ynë në Itali. Ky është vetëm një detaj, pa përmendur morinë e detajeve të tjera të pushtetarëve shqiptarë që e kanë kthyer Shqipërinë në shesh ku kullosin interesa të të huajve, veçanërisht të dy fqinjëve armiqësore: Serbi e Greqi. Në kohën e Ahmet Zogut nuk mund të vinte në Shqipëri një kryeshovinist grek si Nikolas Gejxh e të tallej e të tërhiqte për hundësh pushtetarët dhe shtetin shqiptar ose një grek tjetër avokat i Millosheviqit, kasapit të shqiptarëve, e të hartonte kushtetutën e Shqipërisë, tashmë të kthyer në rreckë, siç ka ndodhur pas 90-tës. Trimëritë që ia kërkojnë Zogut shtetarët shqiptarë kanë patur rastin t’i tregonin në pranverën e vitit 1997 që të ndalonin invazionin grek të Shqipërisë dhe rrënimin e shtetit shqiptar ose të paktën të dilnin kundër projekteve për shkëputjen e Jugut të Shqipërisë me kryeqendër Vlorën. Pikërisht kjo është një arsye tjetër pse ende synohet të denigrohet figura e Ahmet Zogut. Me këtë pushtetarët e pas ’44-tës, por sidomos ata të pas ’90-tës, kërkojnë ta thyejnë pasqyrën historike të shtetarit serioz që të mos duket shëmtimi i tyre.

Akuza e vetëshpalljes mbret

Kjo është një ndër akuzat më qesharake që i vishen atij dhe që ende ta thonë nëpër muzeumet e Shqipërisë ciceronët trushpëlarë. Me këtë akuzë rreshtohen urryesit më injorantë ose më të çekuilibruar të Ahmet Zogut. Të gjitha ata që e përsërisin një akuzë të tillë, pranojnë madje ta nxjerrin veten edhe injorantë të shkencës së dijes meqenëse pranojnë që mbretërit nuk vetëshpallen, por kanë origjinë hyjnore e mbretërojnë popujt me vullnet të Zotit. Kur e gjithë historia njerëzore është e mbushur me mbretër të vetëshpallur, uzurpues, pushtues dhe rrëmbyes të fronit të të tjerëve apo persona që në momente të caktuara historike treguan vendosmërinë, dinakërinë dhe vitalitetin e nevojshëm për të dalë në krye të një grupi dhe të shndërroheshin në mbretër. Më tej historia njeh mbretër e mbretërime jetëgjata, por edhe mjaft jetëshkurtra. Edhe Zogu ishte një ndër ta, që me shkathtësi meritoi vendin e të parit, por që historia i caktoi fatin e mbretërimit jetëshkurtër. Edhe më qesharake shfaqet kjo akuzë kur pushtetarët e mëpasëm e kanë mbajtur pushtetin me dhunë, vrasje, vjedhje e korrupsion e deri me vjedhje votash, me një përqendrim absolut pushteti që kapërcen edhe absolutizmin monarkik.

Akuza e shitjes së Shën Naumit dhe bashkëpunimit me serbët

Zogu është akuzuar se erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit të qershorit 1924 me ndihmën e serbëve, se ka bërë marrëveshje me Pashiqin ose se për interesat e tij personale i ka dhënë mbretërisë së Jugosllavisë një pjesë të territorit shqiptar, si Shën Naumin dhe Vermoshin, dhe se me këto veprime ia ktheu Serbisë nderin që ata i bënë duke e sjellë në pushtet.

Të vërtetat janë krejt ndryshe. Konferenca e Londrës e vitit 1913 i caktoi kufijtë e padrejtë të shtetit shqiptar vetëm në parim, duke kryer vetëm atë fazë që në të drejtën ndërkombëtare quhet “delimitacion”. Pastaj vjen faza e dytë që quhet “demarkacion”, pra përcaktimi i vijës së kufirit në terren e shënimi i saj në harta të hollësishme topografike. Në vitin 1925, kur pretendohet se u shit Shën Naumi, midis Shqipërisë e Serbisë (Mbretërisë SKS) bëhej demarka­cioni e jo delimitacioni i kufirit dhe Konferenca e Londrës kishte marrë fund. Madje, edhe akademiku pronolist Arben Puto ka pranuar se: “nga pikëpamja juridike marrëveshja mes Zogut dhe Pashiqit që ia dha Serbisë Shën Naumin është e pakontestueshme” dhe se kjo ishte miratuar edhe nga parlamentet përkatëse!

Por, para se të bëhej marrëveshja ende nuk kishte marrë fund ligjërisht faza e demarkacionit të kufirit dhe serbët e mbanin të pushtuar me ushtri Shën Naumin. Me gjithë debatet e kundërta që janë bërë, nuk ka asnjë provë të pakundërshtueshme se ishte fiksuar përfundimisht që Shën Naumi i mbetej Shqipërisë. Për bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Shën Naumit Zogu ngarkoi një nga diplomatët e politikanët më të shquar shqiptarë, Mehdi Frashërin, dhe miratoi marrëveshjen sipas propozimit të tij dhe të Myfit bej Libohovës. Frashëri, duke përdorur edhe ter­mat frëngjisht të marrëveshjes së Londrës, që nuk kishte bërë “hartë topografike për përcaktimin e kufirit Shqipëri-Serbi” ka sqaruar se teksti thoshte që kufiri nëpër liqenin e Ohrit shkon “nga një pikë midis fshatrave Rodohozhdë e Lin deri në Shën Naum, pra nuk thotë përfshi Shën Naumin”. Vetëm një interpretim austriak e linte Shën Naumin për Shqipërinë. Pra, deri në këtë pikë nuk shtrohej çështja për të marrë e për të dhënë, por për të saktësuar vijën e kufirit në terren. Mehdi Frashëri, në relacionin e tij për Zogun, ka sqaruar se duke e lënë kishën e manastirin e Shën Naumit majë një kodre brenda territorit jugosllav u arrit që të përfshiheshin brenda territorit shqiptar kullotat në Vermosh e Mal i Thatë, fshati shqiptar ortodoks Peshkëpi pranë Shën Naumit, duke i mbrojtur banorët nga trysnia asimiluese sllave, dhe fusha e fshatit Çërravë dhe kështu u shty vija e kufirit shumë më larg nga rruga automobilistike që lidh Pogradecin me Korçën.

Pra, nuk ka pasur as falje, as dhurim, as shitje, por thjesht një rregullim fare të pjesshëm në vijën e kufirit. Është tejet e pandershme dhe provokuese që një marrëveshje për saktësimin e vijës së kufirit në një pikë të caktuar nëpërmjet edhe një shkëmbimi territoresh përpiqen ta paraqesin si një dhurim të territorit shqiptar nga Ahmet Zogu për Serbinë. Marrëveshja u bë sipas të gjitha rregullave të praktikës e të së drejtës ndër­kombëtare, midis shtetit shqiptar e atij SKS dhe nuk ka qenë “marrëveshje midis Zogut e Pashiqit”, sikurse përpiqet ta paraqesë historiografia e pas ’44-ës.

Sikur gjysmën e këtyre rrëkeve lotësh për Shën Naumin këta vajtues e vajtojca ta kishin derdhur për trojet shqip­tare që mbetën nën Jugosllavi, për monumentet e vërteta historike e kulturore shqiptare në Manastir, Shkup, Kosovë e deri në Nish, për perlat historike, kultu­rore, ekonomike e turistike të Çamërisë që mbetën nën Greqinë, për trojet e mbetura në Mal të Zi, për Preshevën e Bujanovcin! Por jo, ata qajnë e vajtojnë me kuje, mallkojnë e shajnë Ahmet Zogun vetëm për Shën Naumin dhe nuk kanë thënë një fjalë të vetme për Kosovën e bukur e Çamërinë e mrekullueshme, as nuk fajësojnë ndonjë politikan shqiptar që fliste në emër të kombit, kur u copëtua Shqipëria. Edhe sot Kosova është nën presion për të dorëzuar territor dhe pushtetarët shqiptarë, së bashku me lukuninë e historianëve përfaqësues të historiografisë komuniste, nuk i dalin në mbrojtje Kosovës. Përkundrazi, pamë se si u rreshtuan me agresivitet kundër Kosovës dhe trumbetuan me të madhe Ballkanin e hapur që de facto ishte një rikthim i një Jugosllavie të re. Pa përmendur se si po dobësohet e po zhbëhet shteti shqiptar në atë pjesë të Jugut të Shqipërisë që pretendohet nga grekët dhe të mallkojnë në breza nëse flet e shkruan për bashkimin e territoreve etnike shqiptare në një shtet të vetëm.

Antizogizmi është shpërthim atavizmash krahiniste

Komunizmi, duke u mbështetur edhe në linjën e formuar nga kundërshtarët e Zogut, ka ngritur dhe farkëtuar përballjen në trajtë llogoresh: nolizmi kundër zogizmit. Pikëpamja ime është se nolizmi është përdorur e përdoret si justifikim i krahinizmit politik jugor që, për fat të keq, ka qenë dhe është mjaft i përhapur ende në shumë mjedise e shtresa pavarësisht nga përkatësitë partiake e politike gjatë periudhës së komunizmit, por që vijon edhe sot. Nolin, si perso­nifikim të një krahinizmi politik jugor në Shqipëri, e ka përshkruar edhe stu­diuesi i tij kanadez, por, ashtu siç ngre krye ky krahinizëm në lëvdatat për Nolin, ngre krye edhe në çdo fushatë denigruese për Ahmet Zogun dhe si derivate e fushata denigruese ndaj veriut, malokëve e, më ngushtësisht, Matit e matjanëve.

Vetë Zogu gjatë gjithë kohës që ka dre­jtuar punët e Shqipërisë është mbështetur shumë në elementin jugor. Këtë mund ta dëshmojë fare mirë libri i Teki Selenicës, të paktën për kohën deri në vitin 1927, apo shkrimi “Veriu dhe Jugu” i publicistit Fatos Baxhaku (“Panorama”, 17 korrik 2003) ku ka vërejtur se: “Në kohën e Zogut bashkësia mes të dyjave krahinave, Veriut e Jugut, erdhi dhe më duke u thelluar, falë interesit të përbashkët, në të parin shtet të vërtetë shqiptar. … Një njohës i mirë por tinzar, i historisë dhe i mentalitetit të shqip­tarëve, Enver Hoxha, përdori të tjera mjete për të realizuar atë që nuk e kishin bërë paraardhësit e tij: dhunën. Veriu kryesisht katolik dhe antikomunist u mbyt në gjak. Kanuni i Lekës, ligji kryesor i këtyre anëve nuk funksionoi më”. Në këtë thënie të Baxhakut del qartë që diskriminimin e dhunshëm kra­hinor e futi komunizmi i Enver Hoxhës.

Nolizmi dhe enverizmi vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot si themele ideore të krahiniz­mit jugor në Shqipëri. Theksimi i nolizmit nga pushtetarët shqiptarë sot (se nuk kanë guxim të shprehen publikisht pro Enverit) nuk bëhet thjesht për intelektualizëm apo për shpirt demokratik. Bëhet pikërisht sepse nga Noli pëlqejnë marrjen përsipër të rolit të përmbysjes së shtetit të ligjshëm me grusht shteti apo kryengritje të armatosur (ngjarje që nuk i munguan Shqipërisë pas viteve ’90), themelin krahinarist të bërjes së politikës në Shqipëri (e theksuar në ekstrem në periudhën e regjimit komunist, por që vijon edhe sot) e veçanërisht papërgjegjshmërinë ndaj vendit e punëve të shtetit në momentin kur merret pushteti (si dy pika uji me sjelljen pushtetore të pas viteve ‘90).

Nuk po zgjatem në akuzën e vjedhjes së floririt shqiptar për banalitetin e kësaj akuze dhe për faktin se çdo shifër ka dalë nga dokumente të institucioneve shqiptare të nënshkruara dhe të ruajtura rregullshmërisht siç veprohej në shtetin e Ahmet Zogut. Edhe më banale ngjan akuza kur e krahason me shtetet shqiptare pas ‘44-tëës dhe sidomos pas ‘90-tës, të ndërtuara në rrumpallhanë institucionale, të zhytura në korrupsion e vjedhje masive, aq sa e katandisën vendin që lufta kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi për të ndëshkuar pushtetarët hajdutë të jenë kryefjalë e medias dhe raporteve botërore.

Përmbledhje e shkurtër vlerësuese për të zënë vend në kujtesë

Ahmet Zogu u shqua qysh në moshë të njomë për cilësitë e tij të mëdha si ush­tarak, si prijës popullor, si politikan dhe u bë shpejt një burrë shteti i vërtetë. Ai i bëri popullit, shtetit e kombit shërbime të shkëlqyera si komandant ushtarak, si ministër i Brendshëm, si kryeministër, si president dhe, pastaj, si mbret. Nën dre­jtimin e tij dhe në saje të vendosmërisë, zgjuarsisë e maturisë së tij, u përmbush misioni më i rëndësishëm historik mbas shpalljes së pavarësisë kombëtare: ndërtimi i një shteti shqiptar të organizuar e të aftë për t’u pranuar nga bota. Me drejtimin e Ahmet Zogut u krye një detyrë parësore, historike, në një periudhë të shkurtër e shumë të vështirë midis dy luftërave botërore. Askush tjetër nuk u tregua i vullnetshëm, i aftë dhe i përkushtuar për t’i vënë shpatullat përmbushjes së kësaj detyre, sikurse e bëri politikani i ri Ahmet Zogu. Ai, me mjeshtëri, diti dhe arriti t’u siguronte shqiptarëve maksimumin e të mirave dhe të dobive që sjell një jetë e rregullt dhe e stabilizuar shtetërore në periudha të ngarkuara me shumë vështirësi e rreziqe, siç ishin ato në atë kohë në Shqipëri, Ballkan dhe Europë.

Më tej mund të themi pa hezitim se në përpjekjet për konsolidimin e shtetit shqiptar në baza moderne ai ka kontribut si shtetar në legjislacionin e përparuar që adoptoi, në fillimin e ndërtimit të qyteteve me arkitekturë të këndshme dhe urbanistikë efikase, kontributin në ngritjen e albanalogjisë, edukimin e nacionalizmit, forcimin e cilësisë së sistemit arsimor dhe kombëtarizimin e shkollave shqiptare, të ushtrisë e xhandarmërisë, përpjekjet për të përhapur dije, kulturë dhe shëndetësi, vendosjen e rendit e qetësisë dhe shtrirjen e autoritetit shtetëror në territorin e vendit, mbështetjen dhe luftën politike për kurorëzimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, strategjinë e menduar (por të pazbatuar për shkak të mosbashkëpunimit të bejlerëve shqiptarë) për ruajtjen e integritetit territorial në zonat që sot pretendohen minoritare, ngritjen e plejadës së artistëve, shkrimtarëve, inxhinierëve etj. dhe në tërësi emancipimin e shoqërisë. Sigurisht që nuk ka qenë një regjim pa të meta, por Zogu arriti që në vorbullën e kompleksitetit të ngjarjeve dhe vështirësive të bëjë më të mirën maksimale për vendin dhe shtetin. Pas tij asnjë drejtues shqiptar, në mënyrë më absolute, nuk ka pasur rezultat të tillë historik dhe kombëtar. Përkundrazi, trajektorja e vlerës së drejtuesve të shtetit shqiptar ka ardhur progresivisht në rënie, megjithëse kanë drejtuar në periudha më të qeta dhe shumë më të favorshme për ta individualisht, por edhe për Shqipërinë.

Duhen mbajtur mend fjalët e një historiani që ka thënë se Ahmet Zogu atje ku kishte vetëm anarki vuri rregull, atje ku kishte vetëm milet bëri shtet. Ahmet Zogu në fakt do të duhej të ishte shembulli që duhej të ndiqnin pushtetarët shqiptarë të mëvonshëm, sidomos ata të ditëve të sotme kur trashëgojmë shoqëri pa shtet, shtet pa pushtet dhe pushtet pa seriozitet. Veçanërisht do t’i nevojitej Shqipërisë një figurë si Ahmet Zogu në ditët e sotme kur praktikisht Shqipëria ka të instaluar një regjim absurd, Shqipëria po përjeton një situatë anarkie e shpartallimi të vendosur me dhunën e partisë politike në pushtet. Por, për fatin e keq, në një vend me përmasat dhe aftësitë e Shqipërisë do të duhet shumë kohë të riformohet një potencial i tillë politik e drejtues si Ahmet Zogu.

Ahmet Zogun janë munduar ta denigrojnë kundërshtarët e tij politikë të pasuksesshëm, të cilët për vete përfunduan në shumicën e rasteve në shërbim të të huajve, të komunizmit ose të fashizmit, shovinizmit grek apo serb. Ahmet Zogun, për gjysmëshekulli, e ka sulmuar me qëllime denigruese propaganda dhe pseudoshkenca politiko-historike e regjimit komunist të Enver Hoxhës, por edhe pushtetarët e kohës së demokracisë. Por, ai ka qenë dhe do të mbetet i nderuar nga shqiptarët atdhetarë e nacionalistë, nga ata që i njohin shërbimet e tij ndaj atdheut e kombit dhe që e respektojnë historinë e vërtetë.

Ahmet Zogu will always mark a bright peak in Albanian history. He will always be an example of service to the nation and the state. His deeds are a model of action for those who want to work for a strong, democratic and legal Albanian state and for Ethnic Albania. His message and legacy "Homeland above all" today sounds more relevant than ever.

Video

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë zonat e ultësirës perëndimore të Krujës dhe Kurbinit, duke reduktuar ndjeshëm dukshmërinë. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që lëvizin në aksin rrugor të veriut të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, deri më tani nuk janë raportuar ngjarje apo incidente në këtë segment rrugor. Shërbimet rrugore dhe policia po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e qarkullim

? Situatë emergjente në Bangladesh! Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e ngarkesave të aeroportit ndërkombëtar “Hazrat Shahjalal” në Dhaka, duke vënë në gatishmëri të lartë autoritetet. ? Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe zjarrfikësit po luftojnë prej më shumë se tre orësh për ta vënë situatën nën kontroll. ✈️ Përkohësisht, të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor të vendit janë pezulluar. ? Pamjet nga vendi tregojnë tym të dendur të zi që ngrihet nga terminali i mallrave, duke mbuluar qiellin dhe krijuar një atmosferë mbytëse. ?‍? Mediat lokale raportojnë për disa zjarrfikës të lënduar gjatë përpjekjeve për të përballuar flakët.

Presidenti Donald Trump takohet me tenorin e famshëm Andrea Bocelli në Shtëpinë e Bardhë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka pritur në Zyrën Ovale tenorin e njohur italian, Andrea Bocelli. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe simbolizon një moment të rëndësishëm kulturor midis SHBA-së dhe Italisë. Andrea Bocelli, i njohur në mbarë botën për zërin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin në muzikën klasike e moderne, është takuar me Trump për të diskutuar tema që lidhen me artin, kulturën dhe projektet humanitare.

?️ Në shërbimin e Okulistikës në QSUT, diagnostikimi, ndjekja dhe trajtimi i të gjitha patologjive që lidhen me shikimin kryhen sipas standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor. ? Shërbimi disponon pajisje moderne dhe teknologji të avancuar, që mundësojnë realizimin e ndërhyrjeve në sy — nga ato rutinore, deri tek rastet më të ndërlikuara që kërkojnë ekspertizë të veçantë. ?‍⚕️?‍⚕️ Këshilla e mjekëve mbetet e qartë: bëni kontrolle periodike të syve! Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për të ruajtur shikimin tuaj.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news