Ndërtekst 2025-09-17 09:00:00 Nga VNA

Sakralizimi i politikës në Shqipërinë komuniste, studimi i Doan Danit

Ndaje në Whatsapp
Sakralizimi i politikës në Shqipërinë komuniste, studimi i

Një prej studimeve më të rëndësishme mbi historinë e Shqipërisë komuniste, botimi i doktoraturës së Doan Danit, sjell një këndvështrim origjinal mbi mënyrën se si politika u shndërrua në fe shtetërore. Libri hedh dritë mbi procesin e sakralizimit të politikës dhe ndikimin e saj të thellë në jetën publike dhe private të qytetarëve shqiptarë.

Sakralizimi i politikës në Shqipërinë komuniste (1944-1991)”, nga Doan Dani (me përkthim nga Edvin Cami).

Regjimi i instaluar në Shqipëri gjatë sundimit të gjatë të Partisë komuniste mbajti një qëndrim armiqësor ndaj feve dhe traditave fetare, deri në asgjësimin e tyre nga hapësira publike në 1967. Paralelisht me përpjekjet kundër feve historike tradicionale, u zhvillua një proces sakralizimi i politikës që gradualisht i dha jetë një feje politike të ngritur mbi ndërthurjen e ateizmit shkencor të matricës sovjetike me një soj nacionalizmi rilindës të shpërfytyruar. Një kompleks mitesh, ritesh, simbolesh, dogmash dhe normash etike u vu në zbatim nga Partia-Shtet me synim konsakrimin e entiteteve shekullare, si Partia, Populli, Proletariati e Atdheu, shëlbimin dhe udhëheqjen e shoqërisë drejt një të ardhmeje imanente, si dhe përcaktimin e qëllimeve fundore të ekzistencës. Një fe e tillë politike kushtëzoi zgjedhjet e institucioneve publike, marrëdhëniet shoqërore dhe përditshmërinë e qytetarit-besimtar, «njeriut të ri», të konceptuar për të qenë plotësisht i nënshtruar dhe i devotshëm deri në vetëflijim.


Pak për autorin: Doan Dani ka përfunduar studimet në Università degli Studi di Torino. Është autor i “Shpikja e Mesjetës. Vetja dhe Tjetri në medievistikën shqiptare” (Pika pa sipërfaqe, 2016). Aktualisht është i angazhuar pranë Université de Montréal me kërkime rreth fenomenit të sakralizimit të politikës dhe raporteve mes pushtetit publik e fesë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news