Bota 2026-09-03 08:20:53 Nga VNA

Më shumë se një duzinë serbësh në shënjestër të programeve spiune “mercenare”, alarmon organizata për të drejtat digjitale

Ndaje në Whatsapp
Më shumë se një duzinë serbësh në

Të paktën 14 persona nga shoqëria civile në Serbi, mes tyre studentë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës, janë shënjestruar me programe të avancuara spiunazhi, në atë që konsiderohet vala më e madhe e dokumentuar deri tani e këtij lloji të survejimit në vend.

Sipas organizatës për të drejtat digjitale SHARE Foundation, rastet përfshijnë anëtarë të lëvizjes studentore, aktivistë, një deputet dhe një këshilltar lokal nga partitë opozitare. Sulmet përkojnë me periudhën e zgjedhjeve lokale të 29 marsit dhe vijnë në një moment politik të tensionuar për Serbinë. 

Në muajin gusht, 12 persona iu drejtuan ekspertëve të SHARE pasi morën paralajmërime nga Apple se telefonat e tyre mund të ishin shënjestruar nga të ashtuquajturit “mercenary spyware”, programe spiunazhi të sofistikuara të përdorura kundër individëve të caktuar. Hetimet zbuluan edhe dy raste të tjera. 

Në të paktën një rast është konfirmuar përdorimi i Pegasus, programi famëkeq i kompanisë izraelite NSO Group. Citizen Lab konfirmoi se iPhone-i i një anëtari të lëvizjes studentore ishte infektuar përmes një sulmi “zero-click”, që do të thotë se viktima nuk kishte nevojë të klikonte ndonjë link apo të kryente ndonjë veprim që telefoni të komprometohej. Gjurmët e infektimit datojnë nga dhjetori 2025 deri në janar 2026. 

Në të paktën dy telefona të tjerë u identifikua një program i ngjashëm me NoviSpy, i zbuluar më parë nga Amnesty International në Serbi. Në një nga rastet, programi u gjet në telefonin e një anëtari të lëvizjes studentore, pajisja e të cilit ishte marrë më parë gjatë një marrjeje në pyetje nga policia. 

Programe të tilla mund të japin akses te mesazhet, fotografitë, kontaktet dhe dokumentet, si dhe të mundësojnë aktivizimin në distancë të mikrofonit dhe kamerës së telefonit. 

Reuters thekson se nuk ka mundur të përcaktojë se kush qëndron pas sulmeve. NSO Group ka deklaruar më parë se Pegasus u shitet vetëm qeverive. Qeveria serbe dhe NSO nuk iu përgjigjën kërkesës së Reuters për koment për rastet e raportuara. 

Rastet po marrin vëmendje të veçantë edhe për shkak të klimës politike në Serbi dhe rolit gjithnjë e më të madh të lëvizjes studentore kundër pushtetit të Presidentit Aleksandar Vuçiç. Citizen Lab tha se gjetjet tregojnë se lëvizja paqësore pro-demokracisë në Serbi po shënjestrohet në mënyrë agresive me programe spiunazhi përpara cikleve të rëndësishme zgjedhore të vitit 2026. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news