Lifestyle 2026-05-17 08:15:00 Nga VNA

Shqipëria renditet e 13-ta në Eurovision 2026, Bullgaria fiton me “Bangaranga”

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria renditet e 13-ta në Eurovision 2026, Bullgaria fiton me

Shqipëria u rendit në vendin e 13-të në Eurovision me 145 pikë gjithsej, ndërsa vendin e parë e siguroi Bulgaria me këngën “Bangaranga”, interpretuar nga Dara.

Përfaqësuesi shqiptar, Alis, u ngjit në skenën e Vjenës me baladën “Nân”, duke dhuruar një performancë emocionale së bashku me aktoren e njohur Rajmonda Bulku. Interpretimi u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe fansat e Eurovisionit.

Shqipëria mori 60 pikë nga juritë profesionale dhe 85 pikë nga publiku. Vlerësimi maksimal prej 12 pikësh erdhi nga Portugalia, ndërsa Mali i Zi dha 10 pikë. Pikë të tjera erdhën nga Kroacia, Qipro, Malta, Azerbajxhani, San Marino, Belgjika, Izraeli dhe Greqia.

Bullgaria fitoi edicionin e këtij viti të Eurovision Song Contest 2026 me këngëtaren Dara dhe këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar 516 pikë nga juritë dhe publiku. Kjo është fitorja e parë e Bullgarisë në historinë e Eurovisionit. Në vend të dytë u rendit Izraeli, ndërsa Rumania përfundoi e treta.

Finalja e zhvilluar në Vienna u shoqërua edhe me polemika dhe protesta lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të luftës në Gaza. Megjithatë, performanca izraelite arriti të siguronte vendin e dytë në garë.

Sipas BBC-së, performanca energjike dhe koreografia e veçantë e Darës, e frymëzuar nga tradita bullgare “Kukeri”, ishin faktorët kryesorë që e çuan Bullgarinë drejt triumfit historik.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news