Lifestyle 2026-03-14 17:05:00 Nga VNA

Prapaskenat e familjes mbretërore/ Meghan ia ka shplarë trurin Harry-t

Ndaje në Whatsapp
Prapaskenat e familjes mbretërore/ Meghan ia ka shplarë trurin Harry-t

Pretendime të tjera që mund të nxisin tensionet brenda familjes mbretërore britanike dalin në dritë nga një libër që do të botohet së shpejti. Sipas asaj që thuhet në libër, të cituar nga mediat britanike, bashkëshortja e Mbretit Charles, Camilla i ka thënë një miku se Meghan Markle ia “kishte shpërlarë trurin” Princit Harry.

Pjesët e para nga vepra e fundit e Tom Bower, Tradhtia: Pushteti, Mashtrimi dhe Lufta për të Ardhmen e Familjes Mbretërore, të botuara në The Times, pretendojnë se tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm midis Sussex-ëve dhe Princit dhe Princeshës së Uellsit para largimit të Harry-t dhe Meghan-it nga detyrat mbretërore.

Thuhet se William dhe Kate e kanë konsideruar dukeshën “një kërcënim”.

Rrëfimi i Bower pretendon se Meghan “u ankua për shanset e pamundura të Harry-t për t’u bërë një ditë mbret, ashtu siç u pendua për mundësinë që ajo të mos bëhej kurrë mbretëreshë”.

“Meghan ishte bërë një agjente përçarëse. Për ta kënaqur atë, Harry po i injoronte miqtë e tij të vjetër. Ai madje e ndryshoi numrin e telefonit pa i thënë familjes.”

Autori vazhdon, duke përshkruar një transformim te Duka: “Djali i gëzuar i qytetit u pushtua nga kërkimi i hakmarrjes. Gjithnjë e më shumë, karakteri i tij pasqyronte atë të Meghan. Emocionalisht, ai u drejtua drejt ekstremeve. Mospëlqimet e thjeshta u shndërruan në urrejtje të zjarrtë. ‘Meghan ia ka shpëlarë trurin Harry-t’, i tha Camilla një shoku.”


Në libër theksohet gjithashtu se Harry u “trondit” nga rënia e Andrew-Mountbatten Windsor pas zbulimeve rreth lidhjes së tij me financierin e dënuar për pedofili dhe krime seksuale Jeffrey Epstein.

“Poshtërimi i paparashikuar dhe i paimagjinuar i Andrew e tronditi Harry-n. Me të drejtë, Harry ka frikë se Mbreti i ardhshëm William mund t’u heqë të gjitha titujt Sussex-ëve dhe në fakt ta dëbojë atë nga Britania.”

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news