Politika 2026-09-10 06:53:17 Nga JJ

Lapaj mbështet Florian Binajn për Tiranën, ndërsa Berishën e çon në pension politik

Ndaje në Whatsapp
Lapaj mbështet Florian Binajn për Tiranën, ndërsa

Adriatik Lapaj ka konfirmuar se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” vijon të mbështesë Florian Binajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës. I pyetur në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Lapaj tha se vendimi është marrë nga kryesia e lëvizjes dhe deri tani nuk ka ndryshuar.

Ndërkohë, vetë Binaj pak ditë më parë përsëriti ambicien e tij për të drejtuar Tiranën, duke lënë të kuptohet se nuk është tërhequr nga gara. Por, ndryshe nga Lapaj, në Partinë Demokratike deri tani nuk ka ende asnjë mbështetje zyrtare për kandidaturën e tij.

Në të njëjtën intervistë, Lapaj tha se protesta është e hapur për çdo qytetar, socialist, demokrat apo pa parti. Por kur u pyet për Sali Berishën, mesazhi ishte i prerë: sipas tij, kreu i PD-së duhej të ishte tërhequr në pensionin e tij politik dhe të mos merrej më me këtë punë.

Kështu, Lapaj mban Binajn në garë për Tiranën, ndërsa Berishës i rezervon një rol jashtë skenës kryesore: atë të politikanit që, sipas tij, duhet të ishte larguar prej kohësh.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news