Politika 2026-09-09 14:57:00 Nga VNA

Loja me dy porta e PD-së për akuzat e Ahmetajt për trafik armësh, nxjerr në podium politikanë të dorës së dytë dhe fshihet pas Tedi Blushit

Ndaje në Whatsapp

Loja me dy porta e PD-së për akuzat e Ahmetajt për trafik

Intervista e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj hodhi në tregun mediatik denoncimet e rënda për trafik ndërkombëtar armësh, duke goditur drejtpërdrejt vetë Kryeministrin Edi Rama si arkitektin dhe përfituesin e kësaj skeme përmes ndërmarrjes shtetërore "KAYO". 

Por ndërsa akuza godiste në katin më të lartë të pushtetit, reagimi zyrtar i Partisë Demokratike zgjodhi të shmangë përplasjen e drejtpërdrejtë me kreun e qeverisë, duke e zhvendosur vëmendjen te një target më të lehtë.

Në vend që të shfrytëzonte rastin për të sulmuar Ramën mbi akuzat e drejtpërdrejta të Ahmetajt, PD nxorri sot para kamerave anëtarin e kryesisë, Grigels Muçollari, për t'u marrë kryesisht me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Pa qenë deputet apo një emër me peshë të madhe politike, Muçollari u mjaftua me përsëritjen e deklaratave për shkarkimin e ministrit:

"Sot është dita e dytë që Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, vijon të qëndroje në detyrë edhe pse është dëshmuar si shërbëtor i Roni Yeffet, mikut të Edi Ramës, i ngarkuar me mbarimin e ‘punëve të pisëta’, mes të cilave dhe trafik ndërkombëtar armësh".

Kjo shmangie e qartë – ku Ahmetaj denoncon Edi Ramën ndërsa PD mjaftohet me targetimin e Nufit – ngre hije të forta dyshimi mbi sinqeritetin e opozitës.

Ky nuk është fakti i vetëm që ngre dyshime. Kontrasti bëhet edhe më i thellë kur sheh se ishte Partia e Lirisë, ajo që mori rolin e protagonistit për të kërkuar zyrtarisht një Komision Hetimor Parlamentar, ndërsa PD pranoi pa zë një rol dytësor logjistik duke u mjaftuar me dhënien e firmave në prapavijë.

Tedi Blushi doli dje në konferencë shtypi për këtë çështje, ndërsa PD njoftoi thjesht me një mesazh gazetarët se do të firmoste kërkesën e Partisë së Lirisë për hetim parlamentar. 

Pse po rri partia më e madhe opozitare në hije dhe pse preferon të merret me "ministrin" sesa me "kryeministrin"? 

Të zbutësh shënjestrën nga Edi Rama te Ermal Nufi dhe të kërkosh transparencë me politikanë të dorës së dytë, zbulon jo vetëm mungesë strategjie opozitare, por edhe pyetjen nëse selia blu do vërtet zbardhjen e aferës apo luan rolin e një faktori të dyshimtë?

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news