Politika 2026-09-09 12:13:00 Nga VNA

Rama përplaset me Demokratët Evropianë pas protestës para Kuvendit: Demokratë dembelë, lëreni Shqipërinë të qetë

Ndaje në Whatsapp

Rama përplaset me Demokratët Evropianë pas protestës para

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës të Partisë Demokratike Evropianë, pas qëndrimit të tyre lidhur me tensionet dhe përplasjet e një dite më parë gjatë protestës përpara Parlamentit.

Rama kundërshton cilësimin si “kundërshtim” të veprimeve të protestuesve, duke theksuar se deputetët u penguan të hynin në seancën hapëse të Parlamentit. Ai i cilësoi Demokratët Evropianë si “demokratë dembelë”, ndërsa i akuzoi se po gjykojnë situatën “nga rehatia e tastierës”.

Sipas kryeministrit, deputetë nga e majta dhe e djathta u detyruan të kalonin mes një “korridori sharjesh dhe dhune fizike” për të hyrë në Parlament, ndërsa ndaj tyre u hodhën vezë dhe madje edhe gurë.

Rama solli në vëmendje edhe rastin e një deputeteje, të cilën e përshkroi si një akademike të respektuar dhe mbrojtëse të të drejtave të grave, duke thënë se ajo u fye dhe u keqtrajtua teksa përpiqej të hynte në Parlament.

Kreu i qeverisë akuzoi Demokratët Evropianë se po mbështesin sjellje të tilla dhe po i paraqesin ato si kundërshtim demokratik. “A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si kundërshtim demokratik?”, shkruan Rama.

Ai i sfidoi gjithashtu të reagojnë për episodet e dhunës ndaj deputetëve, duke i pyetur nëse shqetësimi i tyre për demokracinë “përfundon aty ku fillojnë faktet e pakëndshme”.

Në përfundim, Rama u kërkoi Demokratëve Evropianë që të “lënë Shqipërinë të qetë”, ndërsa mbrojti nivelin e demokracisë në vend.

“Shqipëria është një vend realisht i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë”, shkruan Rama, duke shtuar se vendi nuk meriton “të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që i shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik”.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news