Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.Dyshohet se 78-vjeçari ka shenja dhune në trup, çka ka sjellë vdekjen e tij.
Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.






















