Kronika 2026-08-10 09:03:00 Nga VNA

“Jeta jote kaq e pati!”/ Denis Bajri rrëfen sulmin me thikë në burg: Ibrahim Lici më kërcënoi në telefon

Ndaje në Whatsapp
“Jeta jote kaq e pati!”/ Denis Bajri rrëfen sulmin me

“Ibrahim Lici më kërcënoi në telefon. Më tha: Jeta jote kaq e pati! Në moment Jurgen Zotaj më sulmoi me thikë”. Kjo është një pjesë e dëshmisë së Denis Bajrit alias Brajovic, anëtar i grupit kriminal Bajri, i cili u sulmua brenda qelisë në burgun e Fierit.

Denis Bajri, i cili akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e Gjin Ndojit Boricit në Vaun e Dejës në 2020, iu tha hetuesve se sulmin ndaj tij e urdhëroi Ibrahim Lici, që njihet si kundërshtar i përbetuar i grupit Bajri. Ai shpjegoi se Aldo Gjini kishte kërkuar ta takonte dhe ai pranoi për shkak të njohjes me të, por u sulmua në përpjekje për ta vrarë.

“Erdhi në qeli bashkë me Jurgen Zotajn. Më dhanë një telefon, përmes të cilit Ibrahim Lici më kërcënoi: Më tha: jeta jote kaq e pati!”, deklaroi Bajri. Ai tha se më pas u sulmua me një thikë artizanale dhe gjatë përleshjes, si ai dhe Zotaj mbetën të plagosur.

Prokuroria e ka sekuestruar celularin dhe dërguar për ekspertim, ku mund edhe të gjenden prova lidhur me përfshirjen e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

Pas ngjarjes, Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, që u mblodh pasditen e së dielës, vendosi të izolojë me 3 muaj Gjinin dhe Zotajn dhe t’i transferojë përkatësisht në Drenovë e Burrel. Njëherazi u propozua izolimi i tyre në regjimin e posaçëm 41 bis. Komisioni vendosi po ashtu të përjashtojë 8 efektivë të policisë dhe t’i referojë në prokurori për shpërdorim detyre. Hetimet për ngjarjen brenda burgut të Fierit po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Burgje në bashkëpunim me prokurorinë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news