Histori të harruara 2025-08-09 17:54:00 Nga VNA

Havzi Nela, the story of the dissident teacher, hung with a rope in the middle of the city of Kukës

Ndaje në Whatsapp
Havzi Nela, the story of the dissident teacher, hung with a rope in the middle

 

 

“Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.

Me durim e shpresë nuk due të vdes.

Si jeta dhe vdekja, duhen meritue.”

 

S’meriton asnjë nder kur mbetesh gur varri.

Ndaj, rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

O Liri, O Vdekje.”

— Havzi Nela, 1987

 

 

 

???? Më 10 gusht 1988, në qendër të qytetit të Kukësit, u ekzekutua me varje Havzi Nela, poet, mësues dhe zë i lirë, me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar nga Ramiz Alia, në prag të rënies së regjimit komunist.

 

???? Në përkujtim të 75-vjetorit të lindjes së tij, shkrimtari Ismail Kadare shkruante:

 

> “Shqipëria në vitin 1988, në prag të rënies së komunizmit, ishte ende një njollë e zezë në hartën e kontinentit – një njollë turpi dhe krimi në shkallë planetare. Poeti Havzi Nela është një kambanë që ende bie për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë, do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë.

 

???? Pak nga historia e dhimbshme e një shpirti të lirë:

 

26 prill 1967: Havziu arratiset drejt ish-Jugosllavisë me bashkëshorten e tij, Lavdien.

 

6 maj 1967: Ekstradohet nga autoritetet jugosllave në këmbim të atdhetarëve kosovarë, të dorëzuar nga regjimi i Enver Hoxhës.

 

22 maj 1967: Dënohet me 15 vjet burg për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjithë pasuria i konfiskohet. Lavdia dënohet me 10 vjet burg (sipas dosjes nr. 5925).

 

8 gusht 1975: I shtohen edhe 8 vjet dënim.

 

19 dhjetor 1986: Lihet i lirë përkohësisht.

 

12 tetor 1987: Arrestohet sërish dhe internohet në fshatin Arrën.

 

24 qershor 1988: Gjykata e Lartë jep vendimin për dënim me varje.

 

10 gusht 1988: Vendimi zbatohet publikisht në Kukës.

 

Source: AIDSSH 

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news