Bota 2026-01-02 11:36:00 Nga VNA

Tragjedia e rëndë në Alpet zvicerane: çfarë dihet dhe çfarë mbetet ende mister pas zjarrit vdekjeprurës në Crans-Montana

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia e rëndë në Alpet zvicerane: çfarë dihet dhe

Më shumë se 24 orë pas shpërthimit të një zjarri shkatërrues gjatë një feste të Vitit të Ri në resortin e skive Crans-Montana në Zvicër, bilanci është dramatik dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Çfarë dihet deri tani

Sipas autoriteteve zvicerane, rreth 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 115 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Një mjek zviceran ka deklaruar se shumica e viktimave dhe të plagosurve janë shumë të rinj, të moshës 15 deri në 25 vjeç.

Zjarri dyshohet se ka shpërthyer rreth orës 01:30 të mëngjesit të 1 janarit, në një bar të quajtur “Le Constellation”, ku po zhvillohej festa. Dëshmitarë okularë kanë treguar se flakët janë përhapur me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Sipas disa dëshmive, zjarri mund të ketë nisur kur kamariere po shpërndanin shishe shampanje me flakadanë ose qirinj dekorativë në majë. Të pranishmit kanë përshkruar skena kaotike, me njerëz që përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritare dhe duke kërkuar dalje emergjence.

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, e ka cilësuar ngjarjen si “një nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar vendi ynë”.

Ndërkohë, hetimet janë në zhvillim. Në vendngjarje janë parë forca policie, zjarrfikës dhe tenda të mjekësisë ligjore, ndërsa zona mbetet e izoluar.

Çfarë nuk dihet ende

Ende nuk është konfirmuar shkaku zyrtar i zjarrit. Autoritetet kanë refuzuar të komentojnë spekulimet lidhur me qirinjtë apo flakadanët, duke theksuar se çdo përfundim do të vijë vetëm pas hetimeve.

Po ashtu, identiteti i viktimave nuk është bërë publik. Autoritetet kanë paralajmëruar se procesi i identifikimit mund të zgjasë ditë apo edhe javë. Dihet vetëm se mes personave të zhdukur ka edhe shtetas francezë dhe italianë.

Një tjetër pikë e paqartë lidhet me standardet e sigurisë. Janë raportuar shqetësime për një shkallë të ngushtë, por Prokurorja e Përgjithshme, Beatrice Pilloud, ka deklaruar se hetimi do të përcaktojë nëse rregullat e sigurisë janë respektuar, përfshirë edhe daljet e emergjencës.

Ndërsa Zvicra është zhytur në zi, hetimet pritet të hedhin dritë mbi një tragjedi që ka tronditur jo vetëm vendin, por edhe opinionin publik ndërkombëtar.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur forcat speciale RENEA rrethojnë automjetin e Nertil Buzit, në operacionin e zhvilluar nën drejtimin e prokurorit Kristi Jorgji. Videoja është regjistruar menjëherë pasi 35-vjeçari liroi 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, të cilën e mbajti peng për disa orë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Policia izraelite arrestoi nëntë protestues gjatë një demonstrate të zhvilluar në Tel Aviv kundër dhunës së ushtruar nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas mediave ndërkombëtare, protestuesit kërkuan ndalimin e sulmeve ndaj palestinezëve dhe ndërhyrjen e autoriteteve për të frenuar përshkallëzimin e dhunës në territorin e pushtuar.

Tajfuni Hongxia goditi jugun e Kinës, duke detyruar evakuimin e më shumë se 800 mijë banorëve. Stuhia preku tokën në provincën Guangdong më 26 korrik, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 45 metra në sekondë. Autoritetet mbyllën shkollat, pezulluan pjesërisht transportin publik dhe hapën qendra të përkohshme strehimi për banorët. Tajfuni po lëviz drejt zonave të brendshme të vendit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve dhe dëmeve të mëtejshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news