Bota 2026-01-01 13:17:00 Nga VNA

Betohet mbi Kuranin: Zohran Mamdani zyrtarisht kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

Ndaje në Whatsapp
Betohet mbi Kuranin: Zohran Mamdani zyrtarisht kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

Zohran Mamdani është zyrtarisht kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, duke marrë detyrën vetëm disa orë më parë. Emigranti 34-vjeçar me origjinë nga Uganda ka hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, i pari me prejardhje nga Azia Jugore dhe më i riu që mban këtë post në më shumë se një shekull.

Ceremonia e betimit ishte e ngarkuar me simbolikë. Mamdani u betua pak pas mesnatës, gjatë një ceremonie private, në praninë e bashkëshortes së tij, artistes Rama Duvaji. Të pranishëm ishin edhe prindërit e tij, regjisorja Mira Nair dhe Mahmud Mamdani, profesor në Universitetin e Kolumbias.

Betimin e detyrës ia dha Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, të cilën Mamdani e ka cilësuar si një “frymëzim politik”. Ceremonia u zhvillua në platformën e stacionit të vjetër të metrosë së Bashkisë, nën Parkun e Bashkisë në Manhattan, ndërsa betimi u bë mbi Kuranin.

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news