Bota 2026-01-08 20:14:00 Nga VNA

Senati amerikan voton për të kufizuar veprimet ushtarake të Trump ndaj Venezuelës

Ndaje në Whatsapp
Senati amerikan voton për të kufizuar veprimet ushtarake të Trump

WASHINGTON, 8 janar (Reuters) – Senati i SHBA-së votoi të enjten për të çuar përpara një rezolutë që do t’i ndalonte presidentit Donald Trump ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin e Kongresit, në një kohë kur vetë Trump deklaroi se mbikëqyrja amerikane mbi këtë vend mund të zgjasë për vite me radhë.

Me 52 vota pro dhe 47 kundër, Senati miratoi një masë procedurale për avancimin e rezolutës mbi kompetencat e luftës. Disa senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve në mbështetje të saj, duke e çuar çështjen drejt një vote përfundimtare.

Më herët, në një intervistë për “New York Times”, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara mund të mbikëqyrin Venezuelën dhe të kontrollojnë të ardhurat nga nafta e saj për vite me radhë. Ai sinjalizoi gjithashtu zbutje të qëndrimit ndaj Kolumbisë, duke ftuar në Uashington presidentin e saj të majtë, të cilin më parë e kishte quajtur “njeri i sëmurë”.

“Vetëm koha do ta tregojë” sa do të zgjasë mbikëqyrja amerikane ndaj Venezuelës, tha Trump. I pyetur nëse bëhet fjalë për tre muaj, gjashtë muaj, një vit apo më shumë, ai u përgjigj: “Do të thosha shumë më gjatë”.

“Ne do ta rindërtojmë atë në një mënyrë shumë fitimprurëse,” deklaroi Trump për Venezuelën, ku forcat amerikane arrestuan presidentin Nicolás Maduro gjatë një operacioni nate të shtunën. Ai shtoi se SHBA “po shkon shumë mirë” me qeverinë e presidentes së përkohshme Delcy Rodríguez, një aleate e hershme e Maduros dhe ish-zëvendëspresidente e tij.

Lirime të të burgosurve politikë

Ndërkohë, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodríguez, deklaroi të enjten se gjatë ditës do të lirohet një numër i konsiderueshëm të burgosurish, si vendas ashtu edhe të huaj. Ai e cilësoi këtë veprim si një gjest paqeje, duke theksuar se ishte një vendim i njëanshëm dhe jo i rënë dakord me ndonjë palë tjetër.

Lëvizja e udhëheqëses së opozitës María Corina Machado, si dhe grupe të tjera opozitare dhe organizata për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e të burgosurve politikë pas kapjes së Maduros nga SHBA. Sipas organizatës vendase Foro Penal, në Venezuelë ndodhen rreth 863 të burgosur politikë, përfshirë figura politike, aktivistë, protestues të arrestuar pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2024 dhe gazetarë.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesave për koment mbi lirimin e paralajmëruar të të burgosurve. Ndërkohë, “New York Times” raportoi se Trump refuzoi të përgjigjej pse SHBA nuk ia kaloi pushtetin opozitës, të cilën Uashingtoni më parë e kishte konsideruar fituese legjitime të zgjedhjeve të vitit 2024.

Rezoluta e Senatit ka pak gjasa të shndërrohet në ligj. Ajo duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar gjithashtu nga republikanët, dhe më pas të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në të dyja dhomat për të kapërcyer një veto të mundshme të Trump. Megjithatë, votimi shënon një nga rastet e rralla të kundërshtimit republikan ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Video

KLSH dhe Pirro Vengu/ 9 milionë euro për Porto Romanon, 17,500 m² pa kontratë dhe rekomandimi për shkarkim Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Gjatë vizitës së Al Nassr në Iran, Cristiano Ronaldo realizoi ëndrrën e artistes Fatemeh Hamami, e cila, pavarësisht aftësive të kufizuara fizike, krijon portrete të jashtëzakonshme duke përdorur vetëm këmbët. Pasi mori si dhuratë dy portrete të punuara nga ajo, Ronaldo e përqafoi, e përgëzoi për talentin e saj dhe i dhuroi një fanellë të firmosur të Al Nassr me numrin 7. Një gjest i thjeshtë, por plot respekt dhe humanizëm, që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Lajmi plotë tek linku në komentin e parë

KLSH dhe Pirro Vengu/ 9 milionë euro për Porto Romanon, 17,500 m² pa kontratë dhe rekomandimi për shkarkim Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Anthony Joshua mposhti Kristian Prengën me nokaut teknik në raundin e dytë, por pas përfundimit të duelit dhuroi një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Britaniku mori dhe hodhi mbi supe flamurin shqiptar, duke treguar respekt për kundërshtarin dhe tifozët kuqezi. Një gjest sportiv që u vlerësua nga të pranishmit dhe që tregon se rivaliteti mbetet vetëm brenda ringut.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news