Bota 2026-04-18 22:17:14 Nga VNA

Rikthehet lufta? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Trump mbledhje urgjente në Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
Rikthehet lufta? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Trump mbledhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zhvilloi një takim urgjent në Qendrën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ngushticën e Hormuzit dhe ecurinë e negociatave me Iranin.

Lëvizja e Teheranit për të rikthyer kufizimet në kalimin përmes ngushticës, si dhe raportimet për sulme ndaj anijeve tregtare, erdhën më pak se 24 orë pasi Trump deklaroi se një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës mund të arrihej “brenda një ose dy ditësh”.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan të cituar nga Axios, nëse nuk ka përparim të shpejtë në negociata, rifillimi i armiqësive në ditët në vijim mbetet një skenar i mundshëm.

Në takim morën pjesë figura kyçe të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, i cili pritet të përfshihet në raundin e ardhshëm të bisedimeve me palën iraniane, si dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretarin e Thesarit Scott Bessent.

Gjithashtu të pranishëm ishin Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, i dërguari special Steve Witkoff, drejtori i CIA John Ratcliffe dhe kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Dan Kaine. Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë një koment zyrtar mbi takimin.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Kjo është videoja e Donald Trump që ka shkaktuar debate në SHBA, pasi u transmetua gjatë një ndeshjeje të NFL-së me shënimin “Paguar nga Qeveria e SHBA-së”. Në spotin 30-sekondësh, Trump sulmon “lajmet e rreme”, “shtetin e thellë” dhe komunistët. Demokratët dhe grupet e etikës kërkojnë hetim, duke pretenduar se fondet publike janë përdorur për një mesazh politik. Shtëpia e Bardhë i mohon akuzat dhe e cilëson videon një mesazh “edukues dhe patriotik”.

Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në përfundim të fluturimit të saj të 14-të testues. Pavarësisht shpërthimit, misioni shënoi një arritje të rëndësishme: Starship hyri për herë të parë në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink. Fluturimi u shoqërua me probleme teknike, pasi një prej motorëve u fik më herët se ishte planifikuar. Misioni përfundoi pas rreth tre orësh, ndërsa SpaceX pritet të analizojë shkaqet e shpërthimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news