Bota 2025-09-20 17:38:00 Nga VNA

Më 22 shtator, grevë e përgjithshme në Itali për Gazën/Miliona punëtorë pritet të ndalojnë punën

Ndaje në Whatsapp
Më 22 shtator, grevë e përgjithshme në Itali për

Unioni Sindacati di Base (USB) ka shpallur një grevë të përgjithshme 24-orëshe për të hënën, 22 shtator, që do të përfshijë sektorin publik dhe privat në të gjithë Italinë. Nga transporti e fabrikat, te logjistika, portet dhe shkollat, miliona punëtorë e punëtore pritet të ndalojnë punën, duke bllokuar vendin.

Grevën e përgjithshme e ka nxitur thirrja e punëtorëve të porteve, si pjesë e një mobilizimi në mbështetje të popullit palestinez dhe të misionit ndërkombëtar Global Sumud Flotilla. “Indinjata për atë që po ndodh në Gaza dhe për bashkëpunimin e qeverive perëndimore, Italia në krye, është e gjithanshme dhe pa kufij”, shkruan USB.

Më shumë se 60 manifestime janë planifikuar në mbarë Italinë, nga qytetet e mëdha deri në qendrat e vogla. Në Romë grumbullimi do të nisë në orën 11:00 në Piazza dei Cinquecento, në Milano në 10:00 në Piazzale Cadorna, në Torino në 10:30 në Piazza Carlo Felice, në Bologna në Piazza Maggiore në orën 10:30, ndërsa në Genova protesta nis që prej orës 08:00 në portin Albertazzi.

“Me 22 shtator të gjithë mund të dalin në sheshe për të ndërprerë çdo bashkëpunim me shtetin e Izraelit, për të mbrojtur Gazën dhe për të ndaluar gjenocidin, për të thënë jo garës së armatimit dhe luftës, krah Global Sumud Flotilla”, apelon sindikata USB.

Grevë pritet të ndikojë ndjeshëm edhe transportin. Në Romë, Atac ka njoftuar se shërbimi i transportit publik do të garantohet vetëm gjatë fashave ligjore, nga fillimi i shërbimit deri në orën 08:29 dhe nga ora 17:00 deri në 19:59. Në Milano, kompania ATM ka paralajmëruar se linjat mund të mos funksionojnë nga ora 08:45 deri në 15:00 dhe pas orës 18:00 deri në përfundim të shërbimit.

Video

Pamje të reja janë publikuar nga sulmi rus me dron në Kiev, ku shihet momenti kur një mjet ajror godet Urën Veriore, ndërsa automjete po qarkullonin mbi të. Sulmi i 4 tetorit shkaktoi dëmtime në sipërfaqen e urës dhe në infrastrukturën përreth. Autoritetet ukrainase njoftuan kufizime të përkohshme të qarkullimit pas goditjes. Rusia ka konfirmuar goditjen e urës, duke pretenduar se ajo përdorej për transport ushtarak, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë shpërthimin shumë pranë automjeteve në lëvizje.

Sërish momente tensioni para përballjes mes Irlandës dhe Izraelit. Gjatë himnit kombëtar izraelit, për të dytën herë, futbollistët irlandezë qëndruan me kokën ulur, në një gjest proteste ndaj Izraelit për shkak të genocidit në Gaza. Tensionet u reflektuan edhe në ceremoninë para ndeshjes, me kapitenët Caoimhin Kelleher dhe Dor Peretz që nuk shtrënguan duart. Ky ishte rasti i dytë brenda një jave që mes dy skuadrave mungoi shtrëngimi tradicional i duarve. Të dyja kombëtaret mbanin gjithashtu shirita të zinj, por me simbolikë të ndryshme: Izraeli në kujtim të viktimave të 7 tetorit, ndërsa Irlanda në nderim të të gjitha jetëve të humbura në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Tensione janë regjistruar në Berlin, ku policia gjermane ndërhyri gjatë një proteste ku merrnin pjesë edhe mbështetës të Palestinës. Pamjet e publikuara nga TRT Haber tregojnë forca të shumta policie mes turmës dhe momente përplasjesh me protestuesit. Tubimi ishte pjesë e një demonstrate më të gjerë kundër luftës, riarmatimit dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve protestuan edhe kundër veprimeve të Izraelit në Gaza.

Kur ke pasur Lulin mësues matematike në gjimnaz

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news