Bota 2026-03-31 16:25:00 Nga VNA

Franca i mbyll hapësirën ajrore Izraelit për transportin e armëve drejt luftës me Iranin

Ndaje në Whatsapp

Franca i mbyll hapësirën ajrore Izraelit për transportin e

Franca ka refuzuar që Izraeli të përdorë hapësirën e saj ajrore për transportimin e armëve amerikane që do të përdoreshin në luftën kundër Iranit. Lajmi është raportuar nga Reuters, duke cituar një diplomat perëndimor dhe dy burime të njohura me çështjen.

Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë gjatë fundjavës dhe përbën herën e parë që Parisi ndërmerr një hap të tillë që nga fillimi i konfliktit me Iranin.

Burimet e cituara nga Reuters thanë se autoritetet franceze nuk kanë autorizuar kalimin në hapësirën e tyre ajrore të fluturimeve që transportonin armë amerikane të destinuara për Izraelin në kuadër të operacioneve ushtarake kundër Iranit.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Parisi. Sipas Reuters, as presidenca franceze dhe as Ministria e Jashtme e Francës nuk kanë qenë menjëherë të disponueshme për koment lidhur me këtë vendim.

Video

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

Një incident i pazakontë është regjistruar në Itali, ku një automjet i policisë ka përplasur aksidentalisht një efektiv dhe një person që po ndalohej prej tij. Sipas pamjeve, efektivët e tjerë po mbërrinin për të ndihmuar kolegun gjatë ndalimit të një emigranti afrikan, por automjeti nuk arriti të frenonte në kohë dhe goditi të dy personat.

Mijëra zjarrfikës kanë dalë në rrugët e Parisit, në kuadër të grevës kombëtare të sektorit publik. Ata kërkojnë më shumë personel, financime dhe kushte më të mira për shërbimet e emergjencës.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news