Bota 2026-01-03 11:58:00 Nga VNA

Sulme amerikane në Venezuelë dhe misteri i largimit të Maduros, reagime të forta ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp
Sulme amerikane në Venezuelë dhe misteri i largimit të Maduros,

Një operacion i Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, i cilësuar nga presidenti Donald Trump si “brilant”, ka tronditur skenën ndërkombëtare, duke ngritur pikëpyetje mbi fatin e presidentit Nicolás Maduro. Sipas mediave të huaja, operacioni dyshohet se është kryer nga njësia elitare amerikane Delta Force.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, u shfaq në televizionin shtetëror duke deklaruar se qeveria nuk ka informacion mbi vendndodhjen e presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Ajo i bëri thirrje SHBA-së të paraqesë prova se të dy janë gjallë.


Reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar. Rusia e dënoi ashpër aksionin ushtarak amerikan, duke e quajtur një akt agresioni të pajustifikuar. Ministria e Jashtme ruse deklaroi se “armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi diplomacinë”, duke e cilësuar sulmin si thellësisht shqetësues dhe të dënueshëm.

Spanja u ofrua menjëherë të ndërmjetësojë mes palëve për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën në Venezuelë. Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Karakas u bëri thirrje qytetarëve italianë të qëndrojnë në shtëpi për arsye sigurie, ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni po monitoron nga afër situatën.

Edhe Kuba dhe Kolumbia reaguan ashpër, duke dënuar shpërthimet dhe duke kërkuar një reagim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar kundër asaj që e përshkruajnë si një sulm kriminal të SHBA-së ndaj Venezuelës. Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel shkroi në platformën X se rajoni po “sulmohet brutalisht”, duke e cilësuar ndërhyrjen si “terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelian”.

Nga ana tjetër, Trump ka akuzuar Venezuelën se po furnizon SHBA-në me drogë, ndërsa administrata e tij prej muajsh ka intensifikuar veprimet ushtarake ndaj anijeve që vijnë nga Amerika e Jugut, të cilat pretendon se transportojnë lëndë narkotike.

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news